Aktualitet

PAMJE TË REJA nga aksidenti tragjik, momenti kur 'Audi' i Klevis Ruçajt “fluturon” për rreth 30 m dhe përplaset vertikalisht në mur

Video në fjalë është filmuar nga një tjetër kënd i rrugës. Në të shihet makina Audi me targë AB 008 MJ, që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj, e cila vjen me shpejtësi drejt rrethrrotullimit, duke u përplasur fillimisht me barrierat metalike në rrethrrotullim.

15 Mars 2023, 08:21 Nga F.M
PAMJE TË REJA nga aksidenti tragjik, momenti kur 'Audi' i Klevis
Aksidenti

TIRANË- Janë publikuar pamjet të reja nga aksidenti tragjik që u mori jetën tre të rinjve në mbikalimin e Saukut. Aksidenti fatal ndodhi për 1,07 sekonda dhe shpejtësia e makinës “Audi A8” me të cilën udhëtonte Klevis Ruçaj ishte rreth 150 km/h. pamjet e reja të publikuara nga gazetari Spartak Koka në Klan News, hedhin dritë mbi dinamikën e plotë të aksidentit nga goditja e barrierave, deri tek goditja vertikale e mjetit në murin ndarës të nënkalimit.

Video në fjalë është filmuar nga një tjetër kënd i rrugës. Në të shihet makina Audi me targë AB 008 MJ, që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj, e cila vjen me shpejtësi drejt rrethrrotullimit, duke u përplasur fillimisht me barrierat metalike në rrethrrotullim. Më pas fluturon në ajër, krijon kontakt fizik me kofanon e makinës Hyundai dhe përplaset me forcë të madhe, vertikalisht, duke shtypur kabinën në murin anësor të rrugës.

“Kemi arritur të sigurojmë disa pamje të reja të cilat sqarojnë një dinamikë e cila mund të hedhë dritë në raport me shkakun determinant të vdekjes së 3 personave. Përplasja nuk është ballore, por kabina mbështetet në mur, makina ka fluturuar për rreth 30 metra. Jemi munduar që të gjithë këndet e kamerave të ndryshme t’i pasqyrojmë të gjitha së bashku, në këtë material filmik për ta kuptuar qytetarët dinamikën e plotë të këtij aksidenti fatal,”- thotë Koka.

Duke u bazuar tek materiali i ri filmik, Gazetari Koka thotë se gjithçka ndodhi në 1,07 sekonda.

“Përplasja e parë është tek guardrail, e dyta është në mur. Sepse i vetmi kontakt tjetër, është me parakolpin e automjetit Hyundai ku udhëtonin 3 personat e tjerë nga Elbasani. E gjithë ngjarja zhvillohet, të paktën nga sa llogaritëm në këto pamje ekskluzive që kemi siguruar për Klan News, llogaritet në 1,07 sekonda. Ekspertët mund ta llogarisin shumë më mirë, sesa është edhe shpejtësia, që nga momenti i goditjes së guardrail–it deri tek momenti i përplasjes me murin,”- shton ai.

“Këtu është momenti kur automjeti i cili vinte nga Tirana për në Elbasan, që ishte një familje nga Elbasani, në momentin e fundit ka frenuar. Nuk e ka pritur fare pjesën kur automjeti i ka rënë përsipër. Sepse në këtë aksident janë 2 automjete (makina në rrethrrotullim dhe Hyundai) që janë rrezikuar seriozisht që të kishte viktima tek ata. Kanë mjaftuar të qindat e sekondës,”- vijon Koka.

Një pikëpyetje tjetër e cila pritet të zbardhet është nëse automjeti ka arritur të frenojë. 2 gjurmë të fiksuara, 3 metra larg mbërritjes në rrethrrotullim, janë duke u hetuar nëse janë lënë në asfalt nga automjeti Audi ku udhëtonin 3 viktimat. Nga aksidenti tragjik humbi jetën Klevis Ruçaj, 20 vjeç, Erisilda Abedini 22-vjeçe dhe Sikela Përroji 23-vjeçe.

aksidenti tragjik ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Mars 2023, 08:09 F.M

15 vite nga tragjedia e Gërdecit

Gërdec TIRANË- Dita e sotme, 15 marsi i vitit 2023 shënon plot 15 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku në fabrikën e demontimit ...

Aktualitet 14 Mars 2023, 23:07 k.m.

Anna Shkreli: Si u njoha me Belindin

Anna Shkreli TIRANË- Anna Shkreli, e fejuara e kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, në një rrëfim n&...