Art&Argëtim

Kjo është ngjyra më me fat për femrat e nominuara për Oscar

43% e të gjithë të nominuarve për aktoren më të mirë që e kishin veshur këtë ngjyrë, e fituan statujën e artë.

12 Mars 2023, 16:04 Nga k.m.
Kjo është ngjyra më me fat për femrat e nominuara për
Foto ilustruese

SHBA- Çmimet Oscar rikthehen sonte mbrëma dhe ne mezi presim të shohim më të mirët e Hollivudit të ecin në tapetin e kuq. Çdo vit presim me padurim zgjedhjet e veshjeve të bëra nga artistet tona të preferuara, por ekspertët e Oscars kanë shkuar aq larg në analizën e tyre, saqë arritën të gjenin se cila është ngjyra më me fat për fustanet e grave.

Kjo është ngjyra më me fat për femrat e nominuara për

Çmimi shkon për të verdhën, sepse 43% të të gjithë të nominuarve për aktoren më të mirë që e kanë veshur dhe kanë dalë fituese.  Për aktoret që do të marrin çmimin më të madh të natës, është ngjyra jeshile që është më e pafat, me 14 gra që e kanë veshur atë në 40 vitet e fundit dhe vetëm një ka fituar. Po flasim për Emma Thompson, për aktoren më të mirë në 1993 për Howards End.

Kjo është ngjyra më me fat për femrat e nominuara për

Dhe ngjyra që duhet shmangur? Gri… në fakt, të gjitha aktoret që kanë veshur këtë ngjyrë në Oscar, fatkeqësisht kanë humbur çmimet për të cilat ishin nominuar. A është e gjitha kjo një rastësi? Le të presim dhe të shohim se çfarë do të sjellë ceremonia e sotme.

oscars 2023

Sondazh

Poll