Aktualitet

Tragjedia në Greqi, MEJP: 5 të plagosur janë shqiptarë, nuk ka informacione për viktima

Me në të një njoftimi për mediat, MEJP bën me dije se shqiptarët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe se po trajtohen në kushte spitalore.

1 Mars 2023, 12:55 Nga I.A
Tragjedia në Greqi, MEJP: 5 të plagosur janë shqiptarë, nuk
Tragjedia ne Greqi

TIRANË- Ministria e Punëve të Jashme ka konfirmuar se 5 persona të plagosur në përplasjen e trenave në Greqi janë shqiptarë. Me në të një njoftimi për mediat, MEJP bën me dije se shqiptarët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe se po trajtohen në kushte spitalore. Po ashtu sipas informacioneve, deri më tani nuk ka asnjë shqiptar në mesin e viktimave.    

Njoftimi i MEJP-së:

Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në rradhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre. 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 40 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al

tragjedia e trenave ne greqi mejp

Sondazh

Poll