Art&Argëtim

Pësoi aneurizëm në tru, mjekët i kërkojnë familjes së aktorit të vendos për jetën e tij

Sizemore, 61 vjeç, njihet për rolet në filma si Saving Private Ryan, Black Hawk Down dhe Natural Born Killers.

28 Shkurt 2023, 15:22 Nga I.A
Pësoi aneurizëm në tru, mjekët i kërkojnë familjes
Tom Sizemore

SHBA- Familja e aktorit amerikan Tom Sizemore po vendos që t'i japin fund jetës së tij, pasi ai pësoi një aneurizëm në tru në fillim të këtij muaji. Sizemore, 61 vjeç, njihet për rolet në filma si Saving Private Ryan, Black Hawk Down dhe Natural Born Killers.

Menaxheri i tij, Charles Lago tha për mediat amerikane: Sot mjekët informuan familjen e tij se nuk ka më shpresë dhe kanë rekomanduar vendimin për fundin e jetës. Familja tani është duke vendosur çështjet e fundit të jetës dhe një deklaratë e mëtejshme do të lëshohet të mërkurën. Ne po kërkojmë privatësi për familjen e tij gjatë kësaj kohe të vështirë dhe ata dëshirojnë të falënderojnë të gjithë për qindra mesazhet e mbështetjes dhe lutjet që janë marrë. Kjo ka qenë një kohë e vështirë për ta.

Sizemore gjeti famë në vitet 1990 dhe ishte në krah të Tom Hanks si rreshteri Horvath në filmin fitues të çmimit Oskar, Saving Private Ryan në 1998. Filmat e tij të tjerë përfshinin Pearl Harbor, Heat dhe True Romance. Ai u nominua për Golden Globe për rolin e një mafioz në filmin televiziv të vitit 1999 "Mbrojtja e dëshmitarëve".

tom sizemore charles lago

Sondazh

Poll