Art&Argëtim

VIDEO/ "Jam shtatzënë", rrengu i Denada Toçes e bën bashkëshortin për të qarë

Ajo më pas i kërkoi falje dhe i tregoi të vërtetën duke thënë se ishte një shaka në bashkëpunim me produksionin.

28 Shkurt 2023, 13:29 Nga f.g
VIDEO/ "Jam shtatzënë", rrengu i Denada Toçes e
Denada Toce dhe Arben Skenderi

TIRANE- Një 'rreng' i vogël që psikologia Denada Toçe vendosi ti bënte të shoqit, Arben Skënderi ka arritur ta prekë atë, duke e bërë të përlotet. Të ftuar në "Se luan Topi", Toçe njoftoi Skënderin se ishte shtatzënë. Në këtë moment, ai është përlotur nga gëzimi për një fëmijë në familjen e tyre. Por e gjitha ka qenë një lojë. Vetë Toçe thotë "Ua më raftë pika e bëra për të qarë". 

Denada: Unë e di që ti ke pritur shumë kohë që të kesh një vajzë, po të të them që unë jam shtatzënë?

Arbeni: Fantastike, një në dy është ajo, një shans është ta kem një gocë, ku i dihet.

Denada: Domethënë je gati ti?

Arbeni: Po jam gati.

“Je okay domethënë, je i lumtur”, e pyet moderatoria ndërsa Arbeni dukej paksa i hutuar.

“Totalisht”, përgjigjet ai.

“E mora vesh sot, jam shtatzënë!”, ishte kjo fjalia e Denadës që e bëri Arbenin të qajë. Ajo më pas i kërkoi falje dhe i tregoi të vërtetën duke thënë se ishte një shaka në bashkëpunim me produksionin.

“Është një ndër gjërat që ai ka merak. Nuk është vajza në vetvete. Beni i adhuron kalamajtë. Ne po të kishim pasur mundësi, ma kujton përherë atë dyvjeçarin: ‘Më ke humbur dy vite kohë’. Ato dy vite kohë do kishim pasur një vogëlush më tepër. Pak rëndësi ka është djalë apo vajzë, Beni është shumë i lidhur me kalamajtë”, tregon Denata për bashkëshortin e saj.

“Thjesht kaloj kohë me ta dhe është një ndër investimet më të bukura që bën çdokush”, shprehet Arbeni.

Shiko videon:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by S'e Luan Topi (@seluantopi)

denada toce arben skenderi seluan topi

Sondazh

Poll