Aktualitet

Po kalonte kufirin me dy çanta në krah të mbushura me drogë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Kostur

Droga është peshuar dhe autoritetet kanë arritur në përfundimin se bëhet fjalë për 53 kg marijuanë.

28 Shkurt 2023, 10:07 Nga F.M
Po kalonte kufirin me dy çanta në krah të mbushura me
Foto Ilustruese, pako me drogë

KOSTUR- Një 23-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik droge. Operacioni është zhvilluar në kufirin greo-shqiptar. Siç raportohet nga mediat greke, 23-vjeçari është kapur duke u futur në tokën greke teksa mbante në krahë dy çanta me 50 pako të mbushura me marihuanë.

Droga është peshuar dhe autoritetet kanë arritur në përfundimin se bëhet fjalë për 53 kg marijuanë. Të riut iu gjetën dhe iu sekuestruan dy celularë me dy karta sim dhe një shumë e vogël monetare.

shqiptari ne kostur

Sondazh

Poll