Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm rritet për herë të parë që nga viti 2009
Foto Ilustruese TIRANË- Normat e interesit të instrumenteve të borxhit të brendshëm publik në 2022 u rritën për her...
Rritja e normave të interesit, gërshetuar edhe me përkeqësimin e pritshmë të trguesve makroekonomikë, janë faktorë që e ndikojnë negativisht aftësinë paguese, ndaj edhe bankat kanë aplikuar shtrëngime të ndjeshme në standardet e huadhënies.
TIRANË- Kreditimi i ekonomisë e ka nisur me rënie edhe vitin 2023. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re e disbursuar nga sektori bankar për muajin janar kishte vlerën e 16.5 miliardë lekëve, në rënie me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ekspertët mendojnë se frenimi i kreditimit është rezultat i rritjes së normave të interesit në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Rritja e interesave pasqyroi transmetimin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë dhe në veçanti rritjen e shpejtë të yield-eve të letrave me vlerë të qeverisë shqiptare.
Rritja e interesave ndikoi njëkohësisht kërkesën dhe ofertën për kredi. Pas shumë vitesh me norma interesi të ulëta, pranë niveleve minimale historike, rritja e shpejtë e tyre vitin e kaluar solli frenim në kërkesën për kredi, siç dëshmohet edhe nga vrojtimet e aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë. Rritja e normave të interesit, gërshetuar edhe me përkeqësimin e pritshmë të treguesve makroekonomikë, janë faktorë që e ndikojnë negativisht aftësinë paguese, ndaj edhe bankat kanë aplikuar shtrëngime të ndjeshme në standardet e huadhënies.
Shkalla e konsiderueshme e rënies për janarin u ndikua ndjeshëm nga segmenti i kompanive publike, që këtë muaj shfaqi volume ndjeshëm më të ulëta krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Kredia në këtë segment është e luhatshme dhe në periudha të veçanta ndikohet nga nevojat e huasë për importe të energjisë, siç ndodhi në muajt e fundit të vitit 2021 dhe në fillim të vitit 2022.
Por, megjithë efektet kalimtare të këtij segmenti, janari ishte muaji i pestë radhazi që kreditimi i ekonomisë pësoi rënie. Edhe kredia për kompanitë private pësoi përsëri rënie, ndërkohë që kredia për individët iu rikthye një rritjeje të lehtë, sidomos në monedhën euro, ku rritja e normave të interesit po shfaqen disi më të ngadalta. Kredia në monedhën vendase, ndërkohë, ka një tendencë të dukshme rënëse në të gjitha segmented e tregut, duke dëshmuar se tregu është shfaqur mjaft i ndjeshëm ndaj rritjes së shpejtë të normave të interesit.
Rënia e volumeve të kredisë së re ka shkaktuar edhe tkurrje të portofolit të kredisë për ekonominë, për të tretin muaj radhazi. Ritja me bazë vjetore e portofolit të kredisë tashmë ka zbritur në nivele dyshifrore dhe në fund të janarit ishte në nivelin 7%.
Segmenti i individëve vazhdon të shfaqë ritme më të larta të rritjes, me 12.6% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ecuria e këtij portofoli paraqitet më e qëndrueshme, e mbështetur nga një cikël disavjeçar rritës i kredisë së re, por edhe nga një strukturë e dominuar nga financimet afatgjata, që kanë një ritëm më të ngadaltë të amortizimit në kohë.
Në segmentin e biznesit rritja e portofolit është ndjeshëm më e vogël, me 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Portofoli i kredisë për biznesin ndikohet më shpejt nga luhatjet në flukset e reja të financimit, edhe për shkak të një peshe më të madhe të kredisë afatshkurtër.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Normat e interesit të instrumenteve të borxhit të brendshëm publik në 2022 u rritën për her...
Foto Ilustruese TIRANË- Pavarësisht përpjekjeve për të përmirësuat treguesit e tyre financiare shoqëritë e uj&...
Foto Ilustruese TIRANË- Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të fortë vitin e kaluar dhe prekën ...
Foto Ilustruese TIRANË- Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka gati draftin e ri të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat&rdqu...
Foto ilustruese Banka e Shqipërisë ka publikuar totalin e depozitave për muajin janar. Janë rreth 1.3 trilionë lekë apo 11.3 ...
Foto ilustruese Depozitat kanë arritur një nivel të ri rekord në janar të këtij viti, sipas statistikave të publikuara n...
Foto Ilustruese TIRANË- Më datë 1 mars do të hyjë në fuqi rregullorja që mundëson transferimin e llogarive të ...
Foto Ilustruese TIRANË- Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisi...
Të dhënat TIRANË- Baret dhe restorantet kanë qenë një biznes i preferuar për shqiptarët, por ky model ësht&eum...
Foto ilustruese Në 6 muajt e fundit të vitit, raportet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kushtet e kreditimit janë...