Ekonomi

Rritja e interesit nuk i ndal kreditë/ Shtrëngohen kushtet, por kredimarrja po rritet

Por, këto indikatorë nuk po ndalin rritjen e çmimit të banesave, dhe as rritjen e portofolit të kredisë, që po nxitet nga marrja e kredisë në euro. Ekspertët e pasurive të paluajtshme shpjegojnë arsyet

26 Shkurt 2023, 23:00 Nga k.m.
Rritja e interesit nuk i ndal kreditë/ Shtrëngohen kushtet, por
Foto ilustruese

Në 6 muajt e fundit të vitit, raportet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kushtet e kreditimit janë shtrënguar, ndërsa interesat e kredive për blerje shtëpie u rritën në 4.5% gjatë periudhës korrik-shtator nga 3.8% në fillimit.

Ato vijuan të rriten dhe në tremujorin e fundit të 2022.

Por, këto indikatorë nuk po ndalin rritjen e çmimit të banesave, dhe as rritjen e portofolit të kredisë, që po nxitet nga marrja e kredisë në euro. Ekspertët e pasurive të paluajtshme shpjegojnë arsyet.

“Mesatarisht deri në 1.5% është reflektuar tek kreditë hipotekore rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, duke bërë që të mos kemi ftohje të tregut. Ka pasur disa burime të tjera financiare që kanë ushqyer tregun. Një ka qenë kredidhënia e rritur, e dyta ka qenë pjesa e investitorëve të huaj dhe e treta remitancat, të cilat janë rritur nga 761 milionë eurove në 841 milionë eurove“, thotë Reinaldo Pipirea.

Sa i përket faktit se çmimet e banesave janë rritur disafish më shumë gjatë viteve se pagat mesatare ekspertët mendojnë se ato mbeten të përballueshme.

“Përsa kohë sektori bankar e ka mbështetur këtë treg me kredimarrje me norma fikse interesi në dy vitet e para dhe interes mesatar 4.2% jemi akoma në nivelin që mund të përballohet blerja e një shtëpie. Por duhet të jemi përgjegjshëm se ekonomia shqiptare ka edhe pjesën e vet informale, ashtu si çdo ekonomi e rajonit. Në këto kushte kur kemi një pjesë të ekonomisë gri nuk mund të bëjmë krahasim të drejtpërdrejtë me pagat mesatare“, shpjegon Pipirea.

Banka e Shqipërisë shprehet se janë rritur perceptimet nga sektori bankar se kërkesa për kredi hipotekore do të bjerë gjatë periudhave të ardhshme, ndërsa tek shtresat me të ardhura të ulëta janë vërejtur edhe probleme me pagesat e këstit./TopChannel

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Ekonomi 26 Shkurt 2023, 08:12 I.A

Luftërat e çipave

Foto Ilustruese JAPONI- Vinçat po ngrihen mbi një kantier të zhurmshëm ndërtimi në buzë të Kumamoto-s, një q...

Ekonomi 26 Shkurt 2023, 07:46 I.A

Tërmeti, rreziku i harruar shpejt

Termet TIRANË- Tërmetet e forta të datës 6 shkurt në Turqi sollën për shqiptarët kujtimet e hidhura të në...