Art&Argëtim

Tom Cruise është beqari më pak i kërkuar në Hollywood - fjalin e ka nami si shtypës dhe egoist me gratë

Sipas të njëjtave informacione, lidhja e tij me Hayley Atwell përfundoi keq. Bukuroshja britanike “e nxorri jashtë shtëpisë në vitin 2020, por e pranoi përsëri 2 vjet më vonë. Por nuk e duroi dot për shumë kohë. Dhe fundi i marrëdhënies së tij me Hayley Atwell ishte një nga ngjarjet më të këqija në jetën e tij.

24 Shkurt 2023, 17:24 Nga k.m.
Tom Cruise është beqari më pak i kërkuar në Hollywood -
Tom Cruise

SHBA- Tom Cruise është beqari më pak i dëshiruar i Hollivudit, sipas burimeve të "Radar Online". Ylli i ‘Top Gun’ është i papërshtatshëm për takime, pasi shumica prej tyre dështojnë pothuajse menjëherë, sepse femrat e shohin atë ‘bossy dhe egoist’.

"Tom do të donte të kishte dikë në jetën e tij, por e vërteta është se reputacioni i tij nuk është i mirë,”- tha një person që e njeh mirë aktorin. Ylli 60-vjeçar i Hollivudit mban një profil të ulët kur bëhet fjalë për jetën e tij personale, pasi martesa e tij me Katie Holmes përfundoi pas 6 vitesh në vitin 2012.

Sipas të njëjtave informacione, lidhja e tij me Hayley Atwell përfundoi keq. Bukuroshja britanike “e nxorri jashtë shtëpisë në vitin 2020, por e pranoi përsëri 2 vjet më vonë. Por nuk e duroi dot për shumë kohë. Dhe fundi i marrëdhënies së tij me Hayley Atwell ishte një nga ngjarjet më të këqija në jetën e tij.

“Ai luftoi shumë për të mbajtur Hayley-n. Por mënyrat e tij kontrolluese i dhanë fund. Gratë e shohin atë shumë intensiv dhe ai është bërë beqari më pak i kërkuar në Hollywood,”- shtoi një tjetër mik nga rrethi i tij i ngushtë.

Roli i Scientology

Një nga arsyet pse Cruise është në listën e beqarëve ka të bëjë edhe me lidhjen e tij të gjatë me Kishën e Scientology.

“E gjithë gjëja e Scientologjisë është një pengesë për shumicën e grave. Ai është shumë i përkushtuar,”- raporton një burim tjetër se Tom Cruise dëshiron të martohet përsëri, pavarësisht nga martesat e tij të mëparshme të dështuara. Por Tom Cruise mbledh shumë karakteristika negative në sjelljen e tij, të cilat është e vështirë të ndryshohen. Më e keqja nga të gjitha, është tendenca e tij për të kontrolluar shoqet e tij femra në një shkallë ekstreme.

“Për të, çdo partner është një zgjatim i vetvetes. Dihet që i kalon “nëpër sitë”. Ai madje merret me veshjet që mund të veshin kur dalin me të”.

tom cruise

Sondazh

Poll