Art&Argëtim

Trupi u gjet i pa lëvizur në karrige, detaje nga vdekja e aktorit amerikan

Miqtë e aktorit dhe artistit u shqetësuan kur Jansen nuk u paraqit në një takim të paracaktuar dhe shkuan ta kontrollonin në shtëpinë e tij në Nyack.  

21 Shkurt 2023, 20:57 Nga I.A
Trupi u gjet i pa lëvizur në karrige, detaje nga vdekja e aktorit
Jansen Panettiere

SHBA- Trupi i vëllait të ndjerë të Hayden Panettiere, Jansen, u zbulua në shtëpinë e tij në Nju Jork nga tre miq, të cilët e gjetën pa lëvizur në një karrige dhe u përpoqën me dëshpërim ta ringjallën me CPR. Miqtë e aktorit dhe artistit u shqetësuan kur Jansen nuk u paraqit në një takim të paracaktuar dhe shkuan ta kontrollonin në shtëpinë e tij në Nyack.  

Me të mbërritur, ata e gjetën Jansenin të ulur drejt në një karrige pa lwvizur dhe në mënyrë të dëshpëruar filluan të kryejnë CPR me shpresën për ta ringjallur atë.  Sipas raportit, një mik telefonoi 911, ndërsa një tjetër ra në kontakt me babain e Jansen dhe Hayden, Alan 'Skip' Panettiere, i cili mbërriti në vendngjarje ndërsa miqtë e djalit të tij po tentonin ta rikthenin nw jetw. 

Skip i tha EMTs se ai kishte folur me djalin e tij nëpërmjet telefonit një natë më parë dhe se ai dukej në rregull. 28-vjeçari u shpall i vdekur pas mbërritjes nga një Nyack EMT. 

hayden panettiere alan 'skip' panettiere jansen panettiere

Sondazh

Poll