Art&Argëtim

'Trekëndëshi Bermuda'/  Brad Pitt pret ndarjen e të dashurës me Paul Wesley-n për zyrtarizimin e lidhjes së tij

Së fundmi, Wesley ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për divorc nga Ines, pas gjithë rumoreve që janë shfaqur në lidhje me romancën mes saj dhe Pitt.

21 Shkurt 2023, 17:34 Nga I.A
'Trekëndëshi Bermuda'/  Brad Pitt pret ndarjen e
Paul Wesley, Brad Pitt dhe Ines de Ramon

SHBA- Brad Pitt është një nga aktorët më të famshëm në Hollywood dhe një nga beqarët më të dëshiruar nga femrat, por tashmë zemra e tij duket se i përket një biznesmeneje të re që është gati 30 vjet më e re se ai. Ajo quhet Ines de Ramon dhe është një sipërmarrëse bizhuterish, si dhe një trajnere për shëndetin dhe të ushqyerit.

Të dy u takuan nëntorin e kaluar kur morën pjesë në një koncert Bono në Los Angeles. Ajo ka katër vite që është e martuar me aktorin Paul Wesley, ndonëse prej gjashtë muajsh janë ndarë. Së fundmi, Wesley ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për divorc nga Ines, pas gjithë rumoreve që janë shfaqur në lidhje me romancën mes saj dhe Pitt.

Pitt aktualisht është duke filmuar filmin Wolves në Nju Jork, por kjo nuk e pengoi atë që t'i dërgonte Ines një buqetë të madhe me trëndafila në zyrën e saj në Los Angeles. Gazeta postoi në faqen e saj të internetit një foto të Ines duke mbajtur tufën e madhe me trëndafila dhe një baguette teksa po shkonte drejt makinës së saj.

Marrëdhënia mes të dyve duket se po forcohet, sidomos pas koncertit, ku u njohën me personazhe të tjerë të famshëm si Cindy Crawford, Rande Gerber dhe Sean Penn. Sipas dëshmitarëve, De Ramon dhe Pitt u përqafuan dhe u mbajtën për dore teksa hynë për të parë shfaqjen. Ines dhe Wesley po nisin zyrtarisht dokumentet për t'i dhënë fund martesës së tyre, ndaj pritet që pasi të bëhet zyrtare, ajo dhe Pitt të shpallen zyrtarisht si çift.

brad pitt ines de ramon paul wesley

Sondazh

Poll