Bota

Blinken premton 100 milionë dollarë për të prekurit nga tërmeti

Njoftimi i paketës së ndihmës vjen pasi përpjekjet e shpëtimit në rajonet e prekura kanë përfunduar në të gjitha provincat, përveç dy provincave, Hatay dhe Kahramanmaras - epiqendra e tërmetit.

20 Shkurt 2023, 18:48 Nga a.l
Blinken premton 100 milionë dollarë për të prekurit nga
Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se Shtetet e Bashkuara do të zotohen për 100 milionë dollarë të tjera (ose 93.5 milionë euro) ndihmë për Turqinë pas tërmetit shkatërrues që goditi dy javë më parë, shkruajnë mediat e huaja. 

Njoftimi i paketës së ndihmës vjen pasi përpjekjet e shpëtimit në rajonet e prekura kanë përfunduar në të gjitha provincat, përveç dy provincave, Hatay dhe Kahramanmaras - epiqendra e tërmetit. Tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore më 6 shkurt, ka vrarë më shumë se 45,000 njerëz, me gjasat për gjetjen e të mbijetuarve dy javë më vonë.

Kreu i agjencisë turke të fatkeqësive, Yunus Sezer tha se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhduan në rreth 40 ndërtesa në provinca në ditën e 14-të, por pritej që ky numër të bjerë deri të dielën në mbrëmje. Kryediplomati i Uashingtonit u takua me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu në bazën ajrore Incirlik në Turqinë jugore. Blinken dhe Cavusoglu më pas fluturuan me një helikopter për një pamje ajrore të dëmit të shkaktuar nga fatkeqësia në provincën Hatay. 

antony blinken

Sondazh

Poll