Bota

Anthony Blinken takohet me Erdoganin në aeroport, çfarë u diskutua me Mevlut Çavusoglu

Takimi Erdogan-Blinken, pak orë para udhëtimit të kreut të Departamentit të Shtetit në Greqi u mbajt në sallën e ngjarjeve të Aeroportit Esenbogai në Ankara.

20 Shkurt 2023, 13:31 Nga k.m.
Anthony Blinken takohet me Erdoganin në aeroport, çfarë u
Anthony Blinken dhe Recep Tayyip Erdogan

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pak pas bisedimeve dhe deklaratave të përbashkëta me homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu. Takimi Erdogan-Blinken, pak orë para udhëtimit të kreut të Departamentit të Shtetit në Greqi u mbajt në sallën e ngjarjeve të Aeroportit Esenbogai në Ankara.

Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura morën pjesë ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe ambasadori amerikan në Ankara, Jeffry L. Flake.

Çfarë u diskutua me Çavusoglu?

Një çështje qendrore në bisedimet me Mevlut Cavusoglu të mbajtur më parë ishte çështja e blerjes së F-16 nga Turqia. 

“Ne duam një vendim zyrtar nga Kongresi për këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ministri i Jashtëm turk. Nga ana e tij , Anthony Blinken , i pyetur për këtë, megjithëse tha se administrata e Biden-it mbështet Ankaranë për çështjen e blerjes së avionëve luftarakë, më pas shtoi se nuk kishte të dhëna specifike për t'i njoftuar për F16-të.

"Ende jam në kontakt me Kongresin,”-tha Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit tha gjithashtu se vendi i tij do të mbështesë Turqinë "për aq kohë sa të jetë e nevojshme" pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit. Më pas, Anthony Blinken do të mbërrijë në Athinë. Në Greqi do takohet me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, atë të Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos etj. Marrëdhëniet greko-amerikane janë përfshirë në axhendën më të gjerë të diskutimit, ndërsa mëngjesin e së martës nis raundi i katërt i dialogut strategjik mes dy vendeve në nivel të ministrave të jashtëm. Do të diskutohet për Ukrainën dhe ecurinë e luftës.

anthony blinken recep tayyip erdogan

Sondazh

Poll