Bota

Rasti 'Dehari'/ Haki Abazi do të merret në pyetje nesër nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Këtë e konfirmoi vetë Abazi në një përgjigje të shkurtë për Gazetën Express, ku është shprehur se marrja në pyetje do të jetë në orën 10 të ditës së nesërme.

20 Shkurt 2023, 10:42 Nga I.A
Rasti 'Dehari'/ Haki Abazi do të merret në pyetje nesër
Haki Abazi

KOSOVË- Deputeti i VV-së, Haki Abazi, do të merret në pyetje për deklaratat që ka dhënë të enjten në lidhje me rastin Dehari. Këtë e konfirmoi vetë Abazi në një përgjigje të shkurtë për Gazetën Express, ku është shprehur se marrja në pyetje do të jetë në orën 10 të ditës së nesërme.

Nesër në ora 10:00, është caktuar intervista”, ka thënë shkurt Abazi.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka kërkuar nga Prokuroria që të marrë pjesë gjatë intervistimit të deputetit Haki Abazi, i cili javën e kaluar ngriti pretendime për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Postimi i Plotë:

Neser dihet. Pas deklarimeve te zotni Haki Abazi, Prokuroria Speciale ka bere me dije se aj do te merret ne pytje ne cilesi te deshmitarit neser me 21.02.23. Ne cilesin e perfaqesuesit juridik te familjes Dehari sot me shkrim kam kerkuar qe te marr pjese gjat marrjes ne pytje te tije ne Prokurori. A do te na theras Prokuroria apo jo e marrim vesh neser.

Deputeti Haki Abazi mori vëmendje të madhe kur tha se pamjet e kamerave tregojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Deharit. Për këtë çështje Abazi i ka dërguar porosi ministres Haxhiu që ta kryejë punën e saj. Prokuroria Speciale ka konfirmuar se do ta thërrasë për të dhënë dëshmi deputetin Haki Abazi, ky i fundit tha se është i gatshëm t’i përgjigjet thirrjes së prokurorisë. Prokuroria nuk ka asnjë person të dyshuar për rastin e zhdukjes së mostrave të Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria ka konfirmuar se kanë intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve.

haki abazi astrit dehari

Sondazh

Poll