Bota

Qeveria amerikane hedh në gjyq Edward Snowden, kontraktorin e CIA-s për publikimin e kujtimeve të tij

19 Shtator 2019, 15:26 Nga DOSJA
Qeveria amerikane hedh në gjyq Edward Snowden, kontraktorin e CIA-s

SHBA- Të martën është  ngritur një padi nga Departamenti amerikan i Drejtësisë kundër ish-punonjësit të CIA-s dhe ish-kontraktorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Edward Snowden pas publikimit të një libri kujtimesh, ku bie ndesh me kontratën e tij që ka firmosur me agjencitë e inteligjencës për të mos publikuar materiale sekrete.

Procedimi gjyqësor pretendon që Snowden e publikoi pa dorëzuar librin pranë agjencive për rishikim para publikimit, në kundërshtim me detyrimet e tij të shprehura sipas marrëveshjeve që ai nënshkroi.

Për më tepër, padia argumenton se Snowden ka mbajtur fjalime publike për çështje të ndërlidhura me inteligjencën, gjithashtu bie në kundërshtim me marrëveshjet e tij të mos zbulimit.

Edhe pse nuk kërkon të bllokojë publikimin, padia synon të rikuperojë të gjitha të ardhurat e fituara.

Ndihmësi i Prokurorit të Përgjithshëm Jody Hunt i divizionit civil të Departamentit të Drejtësisë tha në një deklaratë: “Edward Snowden ka shkelur një detyrim për Shtetet e Bashkuara kur ai nënshkroi marrëveshje si pjesë e punës së tij me CIA dhe si një kontraktues NSA. Aftësia e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur informacionin e ndjeshëm të sigurisë kombëtare varet nga pajtueshmëria e punonjësve dhe kontraktuesve me marrëveshjet e tyre për mos zbulimin, përfshirë detyrimet e tyre të rishikimit para publikimit.”

Si përgjigje ndaj akuzave Snowden, 36 vjeç, publikoi në rrjetet sociale nëj status ku deklaron se: Qeveria e Shteteve të Bashkuara sapo njoftoi një padi për kujtimet e mia, e cila sapo u publikua sot në mbarë botën. Ky është libri që qeveria nuk dëshiron që ju të lexoni. “

Në vitin 2013, Snoëden zbuloi dokumentet kryesore sekrete mbi programet globale të mbikëqyrjes të drejtuara nga agjensitë spiune të SHBA dhe Britanisë në media. The Guardian dhe Washington Post ndanë një çmim Pulitzer për këtë tregimin.

Në atë kohë, Donald Trump, i cili akoma nuk kishte marrë  udhëheqjen e SHBA e përshkroi Snowden si një “tradhtar” i cili i dha informacion serioz Kinës dhe Rusisë, prandaj kërkoi që ai të ekzekutohej.

Snowden tani jeton në Moskë, dhe në një intervistë me The Guardian lidhur me botimin e librit të tij, ai foli për jetën e kaluar për të komunikuar me mbështetësit në SH.B.A.

“Ne jetojmë në një botë më të mirë, më të lirë dhe më të sigurt për shkak të zbulimeve të mbikëqyrjes masive,” tha ai.

Francis Boyle, një profesor i drejtësisë ndërkombëtare në Kolegjin e Drejtësisë të Universitetit të Illinois i cili beson se Snowden kryente një shërbim publik jetik, tha: “Unë nuk mendoj se ai duhet të penalizohet për këtë financiarisht, por, për fat të keq, është çështja Snepp dhe tani Gjykata Supreme është edhe më e djathtë, kështu që unë mendoj se ai do të humbasë të ardhurat e tij ”.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota departamenti amerikan i drejtësisë ngre padi edward snowden ish-punonjësi i cia-s shba departamenti amerikan i drejtësisë ngre padi edward snowden ish-punonjësi i cia-s shba

Sondazh

Poll

Bota 19 Shtator 2019, 11:31

Dasëm masive me 34 nuse në Lebanon

Bkerke, Lebanon – Në një vënd ku martesa dhe morali që ajo simbolizon ka një vlerë shumë të lartë, dhe ruhet me shumë forcë dhe nder, por situata ekonomike dhe ...

Bota 19 Shtator 2019, 10:53

Bermuda përfshihet nga stuhia e tmerrshme Humberto

Bermuda – Stuhia tropikale Humberto ka arritur pikën e saj më të afërt me ishullin e Bermudës .Ishulli ndodhet në një gjëndje alarmante, ku më shumë se 80 përqi...