Bota

Alicia Kearns: Britania nuk do të mbështesë formimin e Republikës Srpska në Kosovë

Sipas Kearns, Britania e Madhe mbetet absolutisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe të mos pengohet në rrënjosjen e etno-nacionalizmit.

20 Shkurt 2023, 08:35 Nga I.A
Alicia Kearns: Britania nuk do të mbështesë formimin e
Alicia Kearns

ANGLI- Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e Republika Srpska në Kosovë, tha kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit britanik, Alicia Kearns, duke komentuar planin franko-gjerman për Serbinë dhe Kosovën, qëllimi i të cilit është normalizimi i marrëdhënieve mes dy palëve.

“Paqartësia e gjuhës në planin franko-gjerman është problematike. Flitet për vetëqeverisje. Çfarë do të thotë? A do të thotë kjo degë e ujit, rrymës dhe gazit, apo vetëqeverisje do të thotë struktura të veçanta qeverisëse? Ne nuk duhet të lejojë Republikën Srpska në Kosovë. Ne jemi të vetëdijshëm se kjo çon në konsolidimin e etno-nacionalizmit dhe nuk çon në unitet”, tha Kearns për Al Jazeera.

Sipas Kearns, Britania e Madhe mbetet absolutisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe të mos pengohet në rrënjosjen e etno-nacionalizmit.

“Ka aspekte të mira të planit franko-gjermano-amerikan, por formimi i një enklavë serbe është diçka që ne, Britania e Madhe, ishim shumë të qartë, nuk e mbështesim" tha ajo.

Në përpjekjet e Perëndimit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008, Beogradi zyrtar këmbëngul që në Kosovë të formohet Asociacioni i Komunave Serbe si pikë kyçe për vazhdimin e dialogut. Kryeministri i Kosovës Abin Kurti thotë se çdo Asociacion mund të formohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk mund të ketë autoritet për të bllokuar vendimet e qeverisë në Prishtinë, ashtu siç entiteti Republika Srpska mund të bllokojë vendimet e qeverinë shtetërore në Bosnje dhe Hercegovinë.

 

alicia kearns dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll