Aktualitet

'S’kemi armë e raketa kundër qeverisë, na duan vetëm për vota'/ Banorët e Bërxullës: Kërkojmë të bëhemi aksioner me firmën e ndërtimit

Protestuesi tha se nëse shteti nuk ka lekë t’i shpronësojë, atëherë banorët të bëhen aksionerë me kompaninë e ndërtimit.

19 Shkurt 2023, 11:12 Nga A.B
'S’kemi armë e raketa kundër qeverisë, na duan
Qytetari

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish sot në protestë. Si çdo të dielë, ata kërkojmë takim me institucionet në lidhje me projektin për rrugën Thumanë-Kashar. Një banor që preket nga ky projekt ka sulmuar ashpër qeverinë Rama, ndërsa pohon se deputetët kujtohen të shkojnë në terren vetëm kur janë zgjedhjet.

Protestuesi tha se nëse shteti nuk ka lekë t’i shpronësojë, atëherë banorët të bëhen aksionerë me kompaninë e ndërtimit.

Nuk e çajnë kokën për popullin, e duan vetëm për votë. Kemi mbi 150 ditë që kërkojmë dialog. Institucionet dhe kompanitë kanë përplasje mes tyre. Nëse shteti ynë është kaq fukara dhe i padenjë, këtu nuk shihet as kryetari i bashkisë as deputeti. Ai deputet përfaqëson krimin, dhe jo popullin. Themi; ‘hajde të ulemi në dialog’. Na bëni aksioner me firmën ndërtuese nëse nuk kanë lekë. Qeveria dhe Edi Rama tallen me taksat e popullit. Ai nuk pranon as të ulet, në Kuvend nuk shkon, te ne nuk vjen, ç’e do! Ai është kryeministër mbetje. Ne s’kemi as armë, as raketa që t’i luftojmë, as pushtet, nuk dimë ça të bëjmë. Bëhen protesta gjithandej, por ka dialog. Ne jemi për zhvillim, por jo të na shpronësosh ne si një litër vaj ulliri. Kjo është qeveri e papërgjegjshme, e korruptuar. Falënderojmë Zotin që i doli hirra këtij kryeministri tradhtar!”, tha ai.

Kryeplaku i fshatit tha se ato do të mbrojnë tokat e tyre se nuk do të lejojnë firmën kontraktore që të futet në tokat e tyre.

‘S’do ta kenë shansin që ri afrohen fshatit. Pasi ne nuk tërhiqemi. Prona është e shenjtë. Po më vijnë duke na grabitur. Ku do të shkojmë. Ne po dalim që të mbrojmë pronat tona. Ne nuk jemi dakord me çmimin që na ofrohet.  Preken 40 ha tokë. Këto ti thirrin mendjes. Me ne nuk ka marrëveshje. Këto banorë kanë 5 muaj që po flenë me stres. Janë bërë të gjithë për psikologë. Nuk kryejmë dot asnjë lloj aktiviteti.’’- u shpreh ai.

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll