Aktualitet

Parandalimi i atentatit në Elbasan, këto janë armët dhe sendet e gjetura brenda “BMW X6” (FOTOT)

Në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

19 Shkurt 2023, 10:23 Nga A.B
Parandalimi i atentatit në Elbasan, këto janë armët dhe
Makina

ELBASAN- Këto janë pamjet brenda mjetit 'BMW X6', i cili u gjet në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”. Pas kontrolleve, Policia dhe grupi hetimor gjeti brenda saj 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë). Ndërsa, në afërsi të një koshi mbeturinash, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Parandalimi i atentatit në Elbasan, këto janë armët dhe

Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor dhe ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore, të cilët në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësëor Elbasan, vijojnë punën për të bërë të mundur fiksimin e provave në vendngjarje, hapjen dhe kontrollin e automjetit.

parandalohet atentati ne elbasan

Sondazh

Poll