Bota

FOTO- Përqafimi që theu rrjetin, babai ribashkohet me vajzën e tij pas tërmetit në Turqi

Gada Ayyan, vajza 4-vjeçare dhe babai i saj Ahmet Ayyan, janë bashkuar pasi kishin ngecur nën rrënoja

19 Shkurt 2023, 09:24 Nga A.B
FOTO- Përqafimi që theu rrjetin, babai ribashkohet me vajzën e
Vogelushja

TURQI- Një ribashkim që ka prekur zemrat e mbarë botës është publikuar në rrjet. Gada Ayyan, vajza 4-vjeçare dhe babai i saj Ahmet Ayyan, janë bashkuar pasi kishin ngecur nën rrënoja, në atë që dikur ishte shtëpia e tyre në jug të Turqisë. “Kur filloi të dridhet, mora vajzën dhe tërë familja nisi të dilte. Por e gjithë shtëpia u shemb mbi ne”, tha Ahmet në një rrëfim për CNN.

Për fat të keq, gruaja dhe djali 8-vjeçar nuk arritën të mbijetonin. Ndonëse qëndroi 4 ditë nën rrënoja, Ahmet tha se kishte qenë vajza e tij ajo që i kishte dhënë shpresë për të jetuar. “Vajza vazhdimisht më fliste, baba mos qaj. Po vijnë të na shpëtojnë”, kujton ato momente Ahmet.

Fillimisht nga rrënojat u nxor Gada me disa gërvishtje të lehta dhe një orë më vonë u nxor babai i saj. Ata të dy u dërguan në spital, ndërsa vajza më pas iu dorëzua organeve lokale. Kur humbi gjurmët e bijës, Ahmet ishte i bindur se do ta takonte vajzën, qoftë edhe sikur të ishte gjëja e fundit që do ta bënte në jetë.

termet ne turqi

Sondazh

Poll