Bota

DOKUMENTI është gati! Kina ka një zgjidhje për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë

Pala kineze do të përsërisë tezën se nuk duhen bërë luftëra bërthamore dhe se askush nuk mund ta fitojë një luftë të tillë

19 Shkurt 2023, 07:31 Nga A.B
DOKUMENTI është gati! Kina ka një zgjidhje për t'i
Xi Jinping

KINË- Deri në fund të shkurtit, Kina do të përgatisë një dokument në të cilin do të paraqesë qëndrimin e saj për një zgjidhje politike të konfliktit në Ukrainë. Këtë e pohoi në Wang Yi, kreu i Zyrës së Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, gjatë konferencës së Sigurisë në Mynih.

Në dokument do të përsëriten propozimet e paraqitura nga Presidenti i Kinës, Xi Jinping, për domosdoshmërinë e respektimit të integritetit dhe sovranitetit territorial, respektimit të qëllimeve dhe parimeve të Kartës së OKB-së, domosdoshmërisë për të trajtuar frikën legjitime.

'Në sferën e sigurisë do të mbështesim të gjitha përpjekjet që munden për të kontribuar në zgjidhjen paqësore të konfliktit' - tha Wang.

Gjithashtu, pala kineze do të përsërisë tezën se nuk duhen bërë luftëra bërthamore dhe se askush nuk mund ta fitojë një luftë të tillë, si dhe do të bëjë thirrje për të folur kundër sulmeve ndaj centraleve bërthamore dhe objekteve bërthamore për të parandaluar një fatkeqësi bërthamore.

'Ne duhet së bashku të kundërshtojmë çdo përdorim të armëve kimike dhe biologjike pavarësisht nga rrethanat. Përpjekjet tona si kontribut për paqen do të vazhdojnë”, shtoi ministri.

Burimi: Alo.rs

 

xi jinping kina ukraine

Sondazh

Poll