Bota

Pamje të rënda! E vrasin dhe e lenë në cep të rrugës, gruaja palestineze ndërron jetë në kufi (VIDEO)

19 Shtator 2019, 10:50 Nga DOSJA
Pamje të rënda! E vrasin dhe e lenë në cep të

IZRAEL– Një video që qarkullon në internet tregon ushtarët izraelitë duke vrarë një grua palestineze që iu afrua një post kontrolli midis Bregut Perëndimor të okupuar dhe Jeruzalemit Lindor

Ushtarët izraelit qëlluan dhe vranë një grua palestineze që jua afrua kufirit. Autoritetet thanë se ajo po mbante një thikë në duar.

“Gruaja palestineze, 50 vjeçare, u qëllua dhe u martirizua në kampin e refugjatëve në Qalandia në jug të Ramallahut”,- pohoi ministria në një deklaratë për mediet.

Dëshmitarët thanë se gruaja u la e plagosur teksa kishte gjakderdhje dhe nuk ju dha asnjë ndihmë. Siç u plagos, viktima qëndronte në një cep të rrugës, ndërsa ishte në grahmat e fundit.

Ajo u shpall e vdekur në spitalin e Jerusalemit.


(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota izrael jeruzalem palestine ushtarët izraelit vrasja e palestinezes izrael jeruzalem palestine ushtarët izraelit vrasja e palestinezes

Sondazh

Poll