Bota

Babai i masakroi nënën dhe motrën dhe e la në karrocë/ I riu kërkon përballje në gjyqin e të atit: Pse na shkatërrove jetën?

Paraditen e kësaj të premteje është zhvilluar seanca për caktimin e ekspertit, profesor Marco Lagazzi, i cili do të duhet të vërtetojë nëse Alessandro Maja është në gjendje të dalë në gjyq.

17 Shkurt 2023, 20:20 Nga a.l
Babai i masakroi nënën dhe motrën dhe e la në karrocë/
Nicolo Maja

ITALI- Doja të merrja mamin dhe Giulian me vete. Janë ato që më japin forcë”. Kështu u shpreh Nicoló Maja, i vetmi i mbijetuar i masakrës në Samarate të kryer nga babai i tij Alessandro në të cilën humbën jetën Stefania Pivetta dhe vajza e tij Giulia ku në senacën gjyqësore kishte zgjedhur të vishte një bluzë të zezë të printuar me fytyrat e dy viktimave. 

Paraditen e kësaj të premteje është zhvilluar seanca për caktimin e ekspertit, profesor Marco Lagazzi, i cili do të duhet të vërtetojë nëse Alessandro Maja është në gjendje të dalë në gjyq.

Kështu Nicoló e gjeti veten pak metra larg vendit ku ishte ulur i ati, i cili as nuk i hodhi një sy djalit të mbijetuar, i cili u detyrua të jetonte në një karrocë për shkak të tij.

"E pashë të tretur. Nuk e di nese me ka pare sepse pa syze nuk shikon dot mire. Sot nuk kisha dëshirë të flisja me të, por do të doja ta pyesja pse vendosi të na shkatërronte jetën” , u tha Nikolo mikrofonave në fund të seancës.

Natën e 4 majit, në fakt, Alessandro Maja, një topograf i themeluar me një studio në Milano, kreu shfarosjen e familjes së tij, të dëshpëruar nga problemet ekonomike dhe familjare. Gruaja e tij Stefania dhe vajza e tij Giulia kaluan shpejt nga gjumi në vdekje, ndërsa Nicoló mbijetoi duke luftuar mes jetës dhe vdekjes për muaj të tërë deri në një shërim të ngadaltë dhe gradual që nuk e lejoi atë, megjithatë, të ecte përsëri. Seanca e radhës për ekspertizën është caktuar për datën 19 maj. Me atë rast do të dëgjohet edhe i pandehuri.

nicolò maja

Sondazh

Poll