Bota

VIDEO/ “A është mirë nëna ime?”, telefonata prekëse e të riut që u shpëtua nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën të gjallë nën rrënoja në rrethin e Antakias Mehmet Ali Sakiroglu, 26 vjeç dhe Mustafa Avci, 34 vjeç.

17 Shkurt 2023, 12:47 Nga I.A
VIDEO/ “A është mirë nëna ime?”, telefonata
I shpetuari

TURQI- Dy burra të moshës 26 dhe 34 vjeç u shpëtuan nga rrënojat në provincën Hatay të Turqisë të enjten mbrëma, 261 orë ose 10 ditë pasi dy tërmete të mëdha goditën provincat jugore të vendit. Ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën të gjallë nën rrënoja në rrethin e Antakias Mehmet Ali Sakiroglu, 26 vjeç dhe Mustafa Avci, 34 vjeç. Më pas ata u dërguan në spital. Një nga personat pasi është shpëtuar ka kërkuar të flasë me një të afërm.

Në të, burri dëgjohet duke pyetur: “A është mirë nëna ime?”, përpara se të buzeqeshë ndërsa i afërmi i përgjigjet duke qarë: “Të gjithë janë mirë!”.

Të paktën 38,044 njerëz u vranë nga dy tërmete të forta që goditën Turqinë jugore më 6 shkurt, tha agjencia e vendit për katastrofat të premten herët. Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ishin me qendër në Kahramanmaras dhe goditën 10 provinca të tjera - Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Hatay, Gaziantep, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elazig dhe Sanliurfa. Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese. Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Turqinë në më pak se 10 orë.

termet ne turqi mehmet ali sakiroglu mustafa avci

Sondazh

Poll