Aktualitet

"More b*****"/ Pezullohet nga detyra efektivi Gjergji Riza, u filmua teksa rrihte qytetarin

Gjithashtu mësohet se në pranga ka përfunduar dhe personi i dhunuar, Klajdi Narolli.

15 Shkurt 2023, 14:05 Nga F.M
"More b*****"/ Pezullohet nga detyra efektivi Gjergji Riza, u filmua
Klajdi Narolli dhe Gjergji Riza

POGRADEC- Gjergji Riza, efektivi i policisë së Pogradecit, i cili u shfaq në një video teksa dhunonte qytetarin Klajdi Narolli është pezulluar nga detyra. Vendimi është marrë pasi në media janë publikuar pamjet e dhunës. Gjithashtu mësohet se në pranga ka përfunduar dhe personi i dhunuar, Klajdi Narolli.

Këtij të fundit, vetëm pak ditë më parë, policia i ka gjetur 50 gramë heroinë dhe e ka shoqëruar, por është liruar pas marrjes në pyetje.

Një video e publikuar në media tregon Rizën që dhunonte me shuplaka e shkelma Narollin. Shkak mësohet të jetë bërë fakti që Narolli, disa ditë më pare, i kishte vendosur tritol klinikes dentare që është pronësi të djalit të policit. Por, shpërthimi nuk është realizuar pasi Narolli nuk kishte arritur të ndizte fitilin. Përmes kamerave, pavarësisht se i riu mbante kapuç, Riza e ka identifikuar, e ka ndjekur dhe e ka dhunuar në hyrjen e një pallati.

gjergji riza klajdi narolli efektivi rreh qytetarin ne pogradec

Sondazh

Poll