Bota

“Nxora nga rrënojat 8 persona por s’munda të shpëtoj vëllain tim”, rrëfimi prekës i të mbijetuarit nga tërmeti

Abdulkadir Ipek, i cili vrapoi te vëllai i tij pasi shpëtoi familjen e tij, shpëtoi 8 persona nga rrënojat dhe arriti vetëm tek trupat e pajetë të vëllait, tezes dhe tre nipërve të tij. 

14 Shkurt 2023, 11:09 Nga I.A
“Nxora nga rrënojat 8 persona por s’munda të shpëtoj
Abdulkadir Ipek

TURQI- Hataj, i cili u godit më shumë nga efekti shkatërrues i tërmetit, u bë një nga provincat ku u përjetuan më shumë viktima masive. Teksa jeta e qindra familjeve përfundoi nën rrënoja, fotot që kishin mbetur prej tyre ishin zemërthyese. Familja İpek me pesë anëtarë është një prej tyre. Abdulkadir Ipek, i cili vrapoi te vëllai i tij pasi shpëtoi familjen e tij, shpëtoi 8 persona nga rrënojat dhe arriti vetëm tek trupat e pajetë të vëllait, tezes dhe tre nipërve të tij. 

"Me ndihmën e një lopate hapëm rrugën për në shtëpinë e vëllait tim në ndërtesë. Me kusht që të mos prekja korridorin para derës, një operator më la mua dhe qytetarët ndihmës në kuzhinë. Unë pashë dorën e nipit tim të parë. Të pestë ishin të shtrirë me radhë. Fillimisht pashë stërnipin tim, më pas tezen dhe vëllain dhe më pas Çağrı 10-vjeçar. Gjithmonë më thërriste ‘xhaxhai im me mjekër’. Rrinin njëri mbi tjetrin, të përqafuar, në dalje të derës, në atë që ne e quajmë korridor. Ata ndoshta u përpoqën të dilnin. E pyeta fqinjin që shpëtova, dhe ai tha: ‘E dëgjova një herë duke bërtitur, pastaj u ndal.’ Me siguri kanë tentuar të dalin, kanë ngecur kur ndërtesa është shembur. Ata vdiqën në momentin e parë të tërmetit. Këtë e kuptuam kur po i nxirrnim nga rrënojat. Unë i shpëtova të gjithë por nuk munda t’i shpëtoja jetën vëllait tim. 25 persona vdiqën në ndërtesën tonë. Në godinën e vëllait tim dolën të gjallë në radhë të parë 8 veta. Dy personat që nxora, vdiqën kur u shtruan në spital për shkak të hemorragjisë së brendshme. Vetëm një vajzë katërvjeçare shpëtoi”, tha ai. 

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.

termet ne turqi abdulkadir ipek

Sondazh

Poll

Bota 14 Shkurt 2023, 10:54 I.A

Si dronët po sfidojnë burgjet e Francës

Drone FRANCË- Sistemi penal francez njoftoi se kishte 68 fluturime me dron mbi burgje në vitin 2022, nga të cilat 29 ishin fluturime pë...