Bota

U hodhën lëndë plasëse, dëmtohen tre efektivë policie

Mësohet se një prej policëve është dëmtuar në këmbë, një në dorë dhe tjetri në sy. Fatmirësisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

13 Shkurt 2023, 19:19 Nga a.l
U hodhën lëndë plasëse, dëmtohen tre efektivë
Protesta e opozitës

TIRANË- Tre efektivë policie kanë mbetur të dëmtuar lehtë pas protestës që u zhvillua ditën e sotme nga Sali Berisha përpara Kuvendit. Mësohet se një prej policëve është dëmtuar në këmbë, një në dorë dhe tjetri në sy. Fatmirësisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Protesta zgjati rreth 3 orë dhe u zhvillua sa në rrugë nga protestuesit opozitarë aq edhe në ambientet e Parlamentit. Tubimi në ambientet e jashtme nisi me një përplasje fizike të protestuesve me kordonin e policisë dhe efektivëve të vendosur për të mbrojtur Parlamentin. Ndaj tyre janë hedhur edhe mjete të ndryshme piroteknike si shashka dhe kapsolla, ndërsa policia ka rujatur qetësinë dhe ka qëndruar stoike në pozicionin e vetë.

protesta e opozites 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll