Aktualitet

Kaos në Sarandë, bulevardi kryesor mbushet me xhama të thyer e inerte pas shpërthimit, policia bllokon rrugët, qytetarët nuk shkojnë as në punë

Hotel ‘Bizanti’ në Sarandë u shemb me shpërthimin e 30 kilogramëve dinamit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

13 Shkurt 2023, 12:24 Nga F.M
Kaos në Sarandë, bulevardi kryesor mbushet me xhama të thyer e
Hotel 'Bizanti; duke u shembur

SARANDË- Policia ka bllokuar disa rrugë dhe ka rrethuar një pjesë të bulevardit ku ndodhej hotel ‘Bizanti’ që u shpërthye dhe u shemb me 30 kg dinamit këtë mëngjes. Për pasojë, banorët janë penguar që të vijojnë aktivitetin e tyre të përditshëm, për të shkuar në punë apo ambiente të tjera, pasi disa akse rrugore kanë qenë të pakalueshme. Nga ana tjetër, thuajse e gjithë zona është e mbuluar nga copa xhami dhe mbetje inertesh.

Hotel ‘Bizanti’ në Sarandë u shemb me shpërthimin e 30 kilogramëve dinamit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Shkak mendohet të jetë bërë konflikti i pronësisë mes ortakëve për këtë hotel. Policia e Sarandës ka nisur shoqërimet. Një nga personat e shoqëruar është djali i një prej pronarëve, Spiro Çabiri. Gjithashtu, persona të shoqëruar në polici janë edhe familjarë të ortakut të Çabirit, Dhimitër Evangjeliu, me të cilin është në gjyq prej vitit 2002 për pronësinë e hotelit. Sipas vendimit te gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, njëri prej tyre Çabiri. Si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar, por dhjetëra banesa e biznese janë dëmtuar.

shembet hoteli me tritol

Sondazh

Poll