Aktualitet

Del jashtë funksionit faqja zyrtare e AZHBR-së, Resuli: Drejtoresha me sekserët e saj po rregullojnë listat e fituesve

Resuli u bën thirrje të riaktivizojnë faqen dhe të informojnë fermerët për skemat e reja mbështetëse në bujqësi

13 Shkurt 2023, 10:33 Nga F.M
Del jashtë funksionit faqja zyrtare e AZHBR-së, Resuli: Drejtoresha me
Ervin Resuli

TIRANË- Faqja zyrtare e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka dalë jashtë funksionit. Askush nuk mund të aksesojë asnjë lloj informacioni në faqen e AZHBR-së, për arsye që nuk dihen. Ervin Resuli, sipërmarrës dhe njëkohësisht ekspert i problemeve bujqësore e blegtorale e kryetar i Shoqatës së Mbrojtes së Konsumatorëve dhe Prodhuesve Vendorë, kërkon llogari nga drejtuesja e AZHBR-së, Eranda Selmanaj.

Në një postim në Facebook, Resuli shkruan se faqja është bllokuar sepse drejtoresha me sekserët e saj janë duke rregulluar listat e fituesve. Resuli u bën thirrje të riaktivizojnë faqen dhe të informojnë fermerët për skemat e reja mbështetëse në bujqësi

Postimi:

Web-site i AZHBR-së prej disa ditësh nuk punon. Drejtuesja e AZHBR-së Eranda Selmanaj, duhet të tregojë arsyet se përse ëeb-site nuk punon. Shoqata jonë është në dijeni të kualifikimeve të subjekteve me qëllime klienteliste dhe politike, dhe do ti bëjë të ditura në momentin e duhur dhe pranë institucioneve të duhura.  Për momentin i bëjmë thirrje të riaktivizojnë faqen dhe të informojnë fermerët për skemat e reja mbështetëse në bujqësi aq të rëndësishme për ta. I bëjmë thirrje ministres së Bujqësisë të mbikëqyrë AZHBR e cila është kthyer në një çerdhe korrupsioni. P.S. ju sigurojmë që nuk janë iranianët, po drejtoresha me sekserët e saj duke rregulluar listat e fituesve.

bie faqja e azhbr ervin resuli

Sondazh

Poll