9 Shkurt 2023, 07:11
Nga A.B

Pesha e sigurimeve vullnetare në tregun e sigurimeve pësoi rënie të mëtejshme gjatë vitit të kaluar.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për vitin 2022 sigurimet vullnetare sollën 32.25% të primeve të shkruara bruto në sigurimin e Jo-Jetës, nga 33.3% që kishte qenë pesha e tyre për vitin 2021.
Volumi i përgjithshëm i primeve të shkruara bruto për sigurimet vullnetare gjatë vitit 2022 ishte 6.2 miliardë lekë ose rreth 53 milionë euro. Kjo do të thotë se shqiptarët kanë shpenzuar vetëm 18 euro për frymë për t’u siguruar vullnetarisht.
Shifrat u referohen vetëm atyre produkteve të sigurimit që janë ligjërisht të detyrueshme. Por, edhe një pjesë e mirë e sigurimeve që janë ligjërisht vullnetare, në fakt kryhen në mënyrë të detyrueshme, për shkak të detyrimeve të vendosura në marrëdhëniet kontraktore nga palë të treta, si bankat apo institucionet financiare, etj.
Ndër këto produkte, më tipiket janë sigurimet e pronave të lëna si kolateral për kreditë bankare, sigurimet KASKO të automjeteve të blera me qira financiare apo policat e sigurimit të aksidenteve në udhëtim.
Ndër produktet e sigurimit vullnetar, më i rëndësishmi ngelet sigurimi ndaj zjarrit dhe forcave të natyrës, me rreth 29% të primeve të shkruara bruto, i ndjekur nga sigurimi i mjeteve tokësore (KASKO), me 20% të totalit.
Produktet vullnetare me rritjen më të lartë të primeve të shkruara bruto për vitin 2022 ishin sigurimet e avionëve dhe të anijeve, por pesha e tyre në strukturën e të ardhurave të tregut është shumë e ulët.
Ndër produktet vullnetare me peshë më domethënëse, rritje të lartë shënuan sigurimi i aksidenteve, me 31.6% dhe sigurimi i mjeteve tokësore, me 15.6%.
Shifrat tregojnë qartë se tregu nuk po bën asnjë përparim në drejtim të rritjes së peshës së sigurimeve vullnetare, që paraqiten gjithnjë e më në pakicë në strukturën e primeve të tregut. As hyrja në treg e investitorëve të huaj rreth 15 vjet më parë nuk solli një transformim të shpresuar cilësor të tregut.
Nga tetë kompani të licencuara për ofrimin e sigurimeve të Jo-Jetës, vetëm dy prej tyre kanë një peshë të primeve nga sigurimet vullnetare më të lartë se mesatarja e tregut.
Në rastin e Albsig, sigurimet vullnetare sjellin 50% të primeve, ndërsa për Sigal Uniqa Group Austria 46.5% të tyre. Të gjitha kompanitë e tjera e kanë peshën e sigurimeve vullnetare kundrejt totalit të primeve në intervalin mes 13% dhe 25%.
Drejtuesit e kompanive të sigurimit mendojnë se mbulimi apo kompensimi i dëmeve nga shteti në rastet e fatkeqësive natyrore, si tërmetet apo përmbytjet, ka bërë që qytetarët të mos ndërgjegjësohen rreth rëndësisë së sigurimit për të qenë të mbrojtur financiarisht ndaj dëmeve të mundshme në pronë apo në shëndet./MONITOR
sigurime
Ekonomi
9 Shkurt 2023, 07:11
A.B
Dyfishimi i nivelit të akcizës për prodhuesit vendas të birrës nga 1 janari 2023 u shoqërua me mbyllje të përkohshme t...
Ekonomi
9 Shkurt 2023, 07:10
A.B
Raporti i kredive me probleme pësoi një rënie të lehtë gjatë muajit dhjetor dhe ra poshtë nivelit të 5% për her&e...
Ekonomi
9 Shkurt 2023, 07:10
A.B
Numri i bizneseve me borxhe tatimore arriti me 34,745 në fund të janarit 2023.
Nga viti 2022 duke përfshirë edhe janarin e këtij vit...
Ekonomi
8 Shkurt 2023, 17:06
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të nisë monitorimin e tregut të çmimeve të nënprodu...
Ekonomi
8 Shkurt 2023, 07:15
A.B
Blerja e një apartamenti sa vjen e po bëhet më e shtrenjtë për një familje shqiptare, në raport me të ardhurat, sidomo...
Ekonomi
8 Shkurt 2023, 07:14
A.B
Përgjithësisht europianët kur blejnë ushqim, nisen nga çmimet, duke i kushtuar rëndësi kostos, ndërsa shqiptarë...
Ekonomi
8 Shkurt 2023, 07:14
A.B
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tregun financiar pësuan rënie të mëtejshme në gjysmë...
Ekonomi
8 Shkurt 2023, 07:13
A.B
Të paktën shtatë tenderë të Komsionit Qendror të Zgjedhjeve kanë përfunduar të ankimuar në Komisionin e Prok...
Ekonomi
7 Shkurt 2023, 11:15
k.m.
Foto ilustruese
Norma mesatare e interesit të depozitave në lekë u rrit përsëri në muajin dhjetor të vitit të kalua...
Ekonomi
7 Shkurt 2023, 11:13
k.m.
Foto ilustruese
Në Shqipëri 21.2 për qind e energjisë që shkon për ngrohje dhe ftohje vjen nga burimet e rinovueshme. Të...