9 Shkurt 2023, 07:10
Nga A.B

Numri i bizneseve me borxhe tatimore arriti me 34,745 në fund të janarit 2023.
Nga viti 2022 duke përfshirë edhe janarin e këtij viti rreth 4760 biznese të reja u shtuan në listën e borxhlinjve të këqij në tatime. Lista u zgjerua me rreth 16 për qind nga janari 2022 në fund të janarit 2023.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e publikon listën e subjekteve me detyrime, duke sqaruar se ndaj tyre është vendosur masa e sigurimit mbi të gjitha pasuritë dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të borxhit.
Publikimi i listës me bizneset debitorë në tatime bëhet në mënyrë që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.
Me pagimin e plotë të detyrimit bizneset dalin nga lista e debitorëve.
Një nga arsyet e zakonshme për zhytjen në borxh të bizneseve sidomos në qarqe dhe në zonat rurale po bëhet niveli i lartë i emigracionit, i cili është duke e ndikuar në dy drejtime aktivitetin e bizneseve.
Psh në qarqet e Veriut të vendit ku një valë emigracioni është përhapur masivisht vitet e fundit, aktivitetet e tregtisë dhe transportit po hasin vështirësi nga ikja e njerëzve. Gjithashtu shumë persona që zotërojnë këto biznese kanë emigruar vetë, duke mos respektuar procedurat e çregjistrimit dhe mbylljes së aktivitetit. Burimet nga tatimet pohojnë se një pjesë e këtij borxhi është fiktiv pa shpresë arkëtimi.
Zgjerimi i listës së borxhlinjve të këqij në tatime sinjalizon rritjen e mëtejshme të stokut të borxhit tatimor në vlerë.
Në fund të dhjetorit 2021, gjendja e stokut të borxhit në tatime arriti në 134.9 miliardë lekë, ne një zgjerim vjetor të stokut me 10.6% ose rreth 12,5 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare në raportin vjetor të tatimeve. Një vlerë e ngjashme pritet edhe këtë vit, pasi numri bizneseve që ju shtua listën së borxhlinjve ishte i njëjtë më vitin 2021.
Principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përben rreth 60% të shumës totale të detyrimeve tatimore, ndërkohë që pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 40% e mbetur përbëhet nga penalitetet dhe kamatëvonesat.
Në stokun e detyrimeve të papaguara në afat të ndarë sipas llojit të tatimit me 2021, TVSH zë peshën më të madhe ne stokun me borxhit me 35%, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 29%, zëri Të Tjera me 17%, Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 13%, Tatimi në Burim me 3%, TAP me 2% dhe DIVA me 0.2%./MONITOR
tatimet
Ekonomi
8 Shkurt 2023, 17:06
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të nisë monitorimin e tregut të çmimeve të nënprodu...
Ekonomi
8 Shkurt 2023, 07:15
A.B
Blerja e një apartamenti sa vjen e po bëhet më e shtrenjtë për një familje shqiptare, në raport me të ardhurat, sidomo...
Ekonomi
8 Shkurt 2023, 07:14
A.B
Përgjithësisht europianët kur blejnë ushqim, nisen nga çmimet, duke i kushtuar rëndësi kostos, ndërsa shqiptarë...
Ekonomi
8 Shkurt 2023, 07:14
A.B
Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tregun financiar pësuan rënie të mëtejshme në gjysmë...
Ekonomi
8 Shkurt 2023, 07:13
A.B
Të paktën shtatë tenderë të Komsionit Qendror të Zgjedhjeve kanë përfunduar të ankimuar në Komisionin e Prok...
Ekonomi
7 Shkurt 2023, 11:15
k.m.
Foto ilustruese
Norma mesatare e interesit të depozitave në lekë u rrit përsëri në muajin dhjetor të vitit të kalua...
Ekonomi
7 Shkurt 2023, 11:13
k.m.
Foto ilustruese
Në Shqipëri 21.2 për qind e energjisë që shkon për ngrohje dhe ftohje vjen nga burimet e rinovueshme. Të...
Ekonomi
7 Shkurt 2023, 07:09
A.B
Kompanitë e mëdha të përpunimit të qumështit kanë lajmëruar të gjitha pikat e shitjes me pakicë se, duke nis...
Ekonomi
7 Shkurt 2023, 07:09
A.B
Tërmetet e forta të datës 6 shkurt në Turqi sollën, edhe një herë në kujtesë, rrezikun e lartë nga fatkeq&eu...
Ekonomi
7 Shkurt 2023, 07:08
A.B
Kërkesa e bizneseve për të pasur mundësi të punësojnë të huaj në kushtet e krizës së shkaktuar nga emig...