Bota

Guerriero: McGonigal djallëzor si Putini, tradhtoi FBI-në për para

Ajo shtoi se ish-i dashuri tradhtoi FBI-në për para.

5 Shkurt 2023, 21:37 Nga I.A
Guerriero: McGonigal djallëzor si Putini, tradhtoi FBI-në për
Allison Guerriero

SHBA- Allison Guerriero ish-e dashura e Charles McGonigal tha se tani këtë të fundit e konsideron tradhtar. Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ajo tha se McGongal është djallëzor sa presidenti rus Vladimir Putin. Ajo shtoi se ish-i dashuri tradhtoi FBI-në për para.

Pjesë nga Intervista:

Pyetje: Çfarë njeriu ishte ai?

Allison Guerriero: Ishte i sjellshëm shumë i përkushtuar. Njeri i lumtur, bujar, i pëlqente të bënte ndere dhe favore. Nuk ka qenë asnjëherë i egër. Profesionalisht ishte shumë i zoti.

Pyetje: Po tani çfarë mendon për të?

Allison Guerriero: Tani e konsideroj tradhtar. Nëse do ta dija nuk do të kisha qëndruar me të. Jam e tej mbushur me zemërim dhe mendoj se e meriton atë që do të marri. Nuk ja kisha idenë që ishte i përfshirë me Rusët mendoja që vetëm kishte shoqëri me Ramën dhe e besoja atë. Tani e konsideroj një njeri të lig, që ka tradhtuar vendin. Është aq djallëzor sa dhe vet Putini sepse ai punonte për FBI-në, ai ndërroi ekipin për para. Jam shumë e habitur pse e ka bërë.

vladimir putin charles mcgonigal allison guerriero

Sondazh

Poll