Bota

Kryediplomati britanik: Forca e fushëbetejës mënyra më e shpejtë për paqen në Ukrainë

Lufta në Ukrainë pritet të dominojë bisedimet mes Britanisë së Madhe dhe Maltës, një anëtare e Bashkimit Evropian.

5 Shkurt 2023, 19:01 Nga I.A
Kryediplomati britanik: Forca e fushëbetejës mënyra më e
James Cleverly

ANGLI- Ndihma për të armatosur Ukrainën në mënyrë që ajo të mund të mbrohet kundër Rusisë është rruga më e shpejtë për arritjen e paqes, ka shkruar Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly në një artikull për një gazetë malteze përpara një vizite të martën në ishull.

"Si të gjithë sundimtarët autoritarë, [Presidenti rus Vladimir] Putin i përgjigjet vetëm forcës së kundërshtarëve të tij," shkroi Cleverly në Times of Malta.

Ai shtoi se ishte i kënaqur që Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara ishin bashkuar me Britaninë në marrëveshje për të dërguar tanke në Ukrainë.

T’u japësh ukrainasve mjetet që u nevojiten për të përfunduar punën është rruga më e shpejtë – në të vërtetë e vetmja – drejt paqes”, shkroi ai.

Lufta në Ukrainë pritet të dominojë bisedimet mes Britanisë së Madhe dhe Maltës, një anëtare e Bashkimit Evropian. Ishulli ka kërkuar të ndihmojë Ukrainën duke zbatuar sanksionet e BE-së dhe duke ofruar ndihmë humanitare duke përfshirë ilaçe dhe gjeneratorë të energjisë. Një numër i vogël ushtarësh ukrainas po trajtohen gjithashtu në spitalet malteze.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll