Bota

Bilanci/ 5.5 mln tonë drithë janë dërguar nga Ukraina këtë janar

Tendenca në rënie është për shkak të pengimit të inspektorëve rusë të anijeve në dalje.

5 Shkurt 2023, 17:20 Nga I.A
Bilanci/ 5.5 mln tonë drithë janë dërguar nga Ukraina
Drithe

UKRAINË- Ukraina ka dërguar 5.5 milionë tonë drithë në janar të këtij viti, që është 1.3 milionë tonë më pak në krahasim me dhjetorin, tha në një deklaratë Ministria e Bujqësisë e vendit. Tendenca në rënie është për shkak të pengimit të inspektorëve rusë të anijeve në dalje.

“Kështu, në muajin e parë të vitit të ri u ulën furnizimet e absolutisht të gjitha kulturave bujqësore”, thuhet në deklaratë.

Eksporti i misrit është ulur me 700,000 tonë metrikë, kurse i grurit me 250,000 tonë. Vendet fqinje, ndërluftuese janë ndër eksportuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë, por pushtimi i Rusisë gati një vit më parë çoi në një bllokadë de-fakto të Detit të Zi, duke rezultuar në rënien e eksporteve të Ukrainës në një të gjashtën e nivelit të paraluftës.

Ngërçi, i cili çoi në një krizë globale ushqimore, u lehtësua në korrik pasi zyrtarët rusë dhe ukrainas nënshkruan një marrëveshje për të rifilluar eksportet e grurit.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll