Bota

E dhunoi seksualisht i vëllai/ Babai vret vajzën e tij 22-vjeçare, iku nga Iraku për të jetuar në Turqi

Në të njëjtën kohë, ka pasur burime që kanë raportuar se 22-vjeçarja irakiane është ankuar se është abuzuar seksualisht nga vëllai i saj dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet nga vendi i saj.

4 Shkurt 2023, 19:05 Nga k.m.
E dhunoi seksualisht  i vëllai/ Babai vret vajzën e tij
Timba al-Ali

TURQI- “Krimi” i vajzës së re irakiane, Timba al-Ali ishte që la shtëpinë e saj dhe të vendosej në Turqi, por babai i saj nuk mundi ta trette këtë vendim të vajzës së tij, të cilën e vrau me duart e tij. Në të njëjtën kohë, ka pasur burime që kanë raportuar se 22-vjeçarja irakiane është ankuar se është abuzuar seksualisht nga vëllai i saj dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet nga vendi i saj.

Shtypi ndërkombëtar po flet për një “krim nderi”, duke komentuar se vrasja e vajzës së re nga duart e babait të saj ka shkaktuar zemërim në Irak, ndërsa në rrjetet sociale është tema qendrore e diskutimit. Grupet e të drejtave të njeriut po bëjnë thirrje për protesta nesër me organizatorët që thonë se ata po kërkojnë drejtësi dhe fajtorët të ndëshkohen.

Vajza fatkeqe dha frymën e fundit më 31 janar në provincën jugore të Digoaniya. Vlen të theksohet se e reja kishte udhëtuar në Turqi me familjen e saj në vitin 2017, por nuk pranoi të kthehej në shtëpi me ta. Ajo vendosi të qëndrojë në Turqi, duke fituar një numër të madh ndjekësish në YouTube, ku postonte video nga përditshmëria e saj, ku shpesh shfaqet edhe i fejuari i saj.

timba al-ali

Sondazh

Poll