Art&Argëtim

Çfarë ndodhi? Anglina Jolie ‘thyhen’ paktin me Brad Pitt, i shet oligarkut rus kantinën e verës që do i lihej trashëgimi fëmijëve

Çifti dikur i martuar, ranë dakord që partneriteti i tyre i barabartë i kantinës do të trajtohej me kujdes nëse dikush vendoste të shiste pjesën e tyre, ndërsa Brad donte t'ua linte kantinën e verës fëmijëve të tyre si pjesë të trashëgimisë.

4 Shkurt 2023, 17:35 Nga a.l
Çfarë ndodhi? Anglina Jolie ‘thyhen’ paktin me Brad
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

SHBA- Beteja ligjore e pasurive mes ish-çiftit të njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt duket se po bëhet më e ashpër. Një nga marrëveshjet më të shenjta që Jolie kishte me Brad ishte në lidhje me pasurinë e tyre franceze të verës të quajtur 'Chateau Miraval', e cila vlerësohet në 164 milionë dollarë.

Çifti dikur i martuar, ranë dakord që partneriteti i tyre i barabartë i kantinës do të trajtohej me kujdes nëse dikush vendoste të shiste pjesën e tyre, ndërsa Brad donte t'ua linte kantinën e verës fëmijëve të tyre si pjesë të trashëgimisë.

Megjithatë, Jolie vendosi të hidhte pjesën e saj në treg pa u konsultuar me ish-bashkëshortin dhe ia shiti një oligarku rus. Angelina Jolie ia shiti pronën Tenute del Mondo, një kompani në pronësi të Stoli Group, e cila "kontrollohet në mënyrë indirekte" nga oligarku rus Yuri Shefler.

divorci i angelina jolie me brad pitt

Sondazh

Poll