Bota

'Blloku nuk duhet të merret me vrimën e zezë'/ Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse: Ukraina është vite dritë larg anëtarësimit në BE

Zëdhënësja deklaroi se nëse blloku interesohet vërtet për qytetarët e tij, ai do të ndalojë së hedhuri para në kanal dhe nuk do të merret me vrimën e zezë që është Ukraina. 

3 Shkurt 2023, 21:24 Nga a.l
'Blloku nuk duhet të merret me vrimën e zezë'/
Maria Zakharova

RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova u shpreh sot në një konferencë se do të duhen "vite dritë" që Ukraina të pranohet në Bashkimin Evropian.

"Është e pamundur të mos vërehet se regjimi i Kievit shfrytëzon hapur mitin e 'viktimës së agresionit' [dhe] angazhohet në varësi të plotë. Në të njëjtën kohë, regjimi vazhdon veprimet neo-naziste që shkelin rëndë kushtetutën e Ukraina dhe detyrimet e saj ndërkombëtare në fushën e të drejtave dhe lirive themelore”, nënvizoi Zakharova.

Zëdhënësja deklaroi se nëse blloku interesohet vërtet për qytetarët e tij, ai do të ndalojë së hedhuri para në kanal dhe nuk do të merret me vrimën e zezë që është Ukraina, raportojnë mediat e huaja. Ajo theksoi se fondet e dhëna Kievit përbëjnë një barrë të rëndë për një qytetar të zakonshëm të BE-së.

maria zakharvova

Sondazh

Poll