Bota

Hoti takon Escobar: SHBA-të janë aleati ynë strategjik

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, deputeti bën me dije se fokusi i bisedimeve ishte situata aktuale në Kosove ndërsa shprehet se SHBA-të janë aleati strategjik i Kosovës. 

3 Shkurt 2023, 21:07 Nga a.l
Hoti takon Escobar: SHBA-të janë aleati ynë strategjik
Avdulla Hoti dhe Gabriel Escobar

KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës që po zhvillon në ShBA, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, deputeti bën me dije se fokusi i bisedimeve ishte situata aktuale në Kosove ndërsa shprehet se SHBA-të janë aleati strategjik i Kosovës. 

Me z. Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozutën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!”, ka shkruar deputeti Hoti në rrjetin social Facebook. 

avdullah hoti gabriel escobar

Sondazh

Poll