Bota

'Putin i fiksuar pas datave'/ Zyrtari i Sigurisë së Ukrainës paralajmëron: Rusia po planifikon përshkallëzimin e luftës në përvjetorin e saj

Përvjetori i nisjes së luftës në Ukrainë është për disa javë, gjë që sipas sekretarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, i cili tha se Rusia është një vend “i fiksuar pas datave”, teksa shtoi se që nga revolucioni i vitit 1917, ata përpiqen të lidhin të gjitha aktivitetet e tyre me data të veçanta.

3 Shkurt 2023, 19:18 Nga a.l
'Putin i fiksuar pas datave'/ Zyrtari i Sigurisë së
Oleksiy Danilov

UKRAINË- Zyrtari më i lartë i sigurisë i zyrës së Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Oleksiy Danilov ka paralajmëruar se Rusia po planifikon përshkallëzimin e luftës në përvjetorin e saj. Mediat e huaja raportojnë se përvjetori i nisjes së luftës në Ukrainë është për disa javë, gjë që sipas sekretarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, i cili tha se Rusia është një vend “i fiksuar pas datave”, teksa shtoi se që nga revolucioni i vitit 1917, ata përpiqen të lidhin të gjitha aktivitetet e tyre me data të veçanta.

Ata do bëjnë gjithçka që të ndodhë në përvjetorin e luftës, edhe nëse do paguajnë me jetë. Duan që aksionin tjetër ta kryejnë në 24 shkurt” u shpreh Danilov.

Ai pretendoi se trupave ruse iu dha detyra për të shkuar "përtej kufijve" të rajoneve lindore të Donetsk dhe Luhansk. Donetsk dhe Luhansk përbëjnë Donbasin, një rajon në kufi me Rusinë që Presidenti Vladimir Putin e identifikoi si një qëllim për marrjen e kontrollit që nga fillimi i luftës. Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai gjithashtu ka pohuar se forcat ruse po dëbojnë banorët pranë pjesëve të kontrolluara nga Rusia të vijës së frontit, në mënyrë që ata të mos mund t'u tregojnë forcave të artilerisë ukrainase për dislokimet e trupave.

oleksiy danilov

Sondazh

Poll