3 Shkurt 2023, 17:52
Nga k.m.
Foto ilustruese
Gjermania ka miratuar eksportin e tankeve të tipit “Leopard 1” në Ukrainë nga rezervat e saja industriale, konfirmoi një zëdhënës i qeverisë në një konferencë për media në Berlin të premten.
“Mund të konfirmoj se është lëshuar leja e eksportit”, tha zëdhënësi. Ai nuk pranoi të komentojë se sa tanke do të eksportohen. Siç shkruan Reuters, gazeta gjermane SZ më herët raportoi se kompanitë Rheinmetall dhe Flensburger Fahrzeugbau Gesellschaft janë gati të rilokojnë dhjetëra tanke "Leopard 1" në mënyrë që t'i dorëzojnë ato në Ukrainë për të luftuar pushtimin rus.
Berlini ka thënë tashmë se do t'i japë Ukrainës 14 tanke "Leopard 2" nga rezervat e tij ushtarake. I prezantuar për herë të parë në shërbim në vitet 1960, "Leopard 1" është paraardhësi i "Leopard 2", i cili është i vendosur gjerësisht në ushtritë e të gjithë Evropës.
Tanku "Leopard 2" konsiderohet si një nga më të mirët në vendet perëndimore. Kompania gjermane e mbrojtjes Krauss-Maffei Wegmann ka prodhuar më shumë se 3,500 tanke “Leopard 2” që nga fillimi i prodhimit në vitin 1978.
Rreth 20 vende aktualisht përdorin "Leopard 2". Kjo do të thotë se disa vende mund të japin disa prej rezervave të tyre për të mbështetur Ukrainën. Ndër vendet që përdorin “Leopard” janë: Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Holanda, Norvegjia, Austria, Polonia, Spanja, Suedia dhe Turqia.
Muajin e kaluar, Gjermania ra dakord të dërgonte tanket e saj në Ukrainë pas javësh presioni nga Kievi dhe aleatët e saj evropianë. Sipas ligjit gjerman, Berlini duhet të miratojë eksportin e tankeve edhe në rastet kur vendet e tjera që i kanë blerë duan t'i rieksportojnë./REL
tanku leopard 2 lufta ukraine-rusi
Bota
3 Shkurt 2023, 17:43
a.l
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtem rus Sergei Lavrov ka sulmuar Perëndimin duke u shprehur se elitat perëndimore u ndalohet përgjit...
Bota
3 Shkurt 2023, 17:46
k.m.
Boeing
Kompania amerikane ‘Boeing’ ka prodhuar avionin e fundit të modelit 747, aeroplani amerikan që revolucionarizoi udhëtimin...
Bota
3 Shkurt 2023, 17:34
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- I vogël, i gjithanshëm por me veti të vlefshme edhe për njerëzit. Milingonat mund të trajnohen për...
Bota
3 Shkurt 2023, 17:22
a.l
Eva Bratcher
SHBA-Një ngjarje tronditëse është raportuar në SHBA. Një grua nga Çikago është akuzuar se ka mb...
Bota
3 Shkurt 2023, 17:20
k.m.
Anthony J. Blinken
UASHINGTON - Sekretari i Shtetit Anthony J. Blinken shtyu një udhëtim të planifikuar për në Pekin pasi një...
Bota
3 Shkurt 2023, 17:15
a.l
Gary Giltter
SHBA- Ylli i popit Gary Glitter është liruar nga burgu pasi kreu gjysmën e dënimit të tij 16-vjeçar. Glit...
Bota
3 Shkurt 2023, 17:04
a.l
Anija me refugjatë
ITALI- Tetë refugjatë kanë humbur jetën tragjikisht teksa lundronin në një anije në Mesdheu...
Bota
3 Shkurt 2023, 17:03
k.m.
I riu serb
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar sot në Kuvend se një i ri serb ësht&eu...
Bota
3 Shkurt 2023, 16:54
a.l
ushtria ukrainase
UKRAINË- Më shumë se 13 mijë rusë kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i luftës, 924 p...
Bota
3 Shkurt 2023, 16:56
k.m.
Njeriu i Akullit
HOLANDË- "Ti je më i fortë se sa mendon se je,"-kjo është motoja kryesore e holandezit Wim Hof, i njohur si Njeri...