Aktualitet

Makina përplaset me trafikndarësen në aksin Lushnje-Rrogozhinë, plagoset 32-vjeçari

I plagosur ka mbetur 32-vjeçari Kejsi Çela nga Patosi, i cili ka marrë lëndime të lehta.

2 Shkurt 2023, 14:36 Nga a.l
Makina përplaset me trafikndarësen në aksin
Lushnje

LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë, pranë fshatit Gramsh mesditën e kësaj të enjteje. Mësohet se një automjet tip 'Peugeot' me targa AA 273 X J ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën e trafik ndarëses. I plagosur ka mbetur 32-vjeçari Kejsi Çela nga Patosi, i cili ka marrë lëndime të lehta.

Policia në vendngjarje dyshon se shkak i aksidentit mund të jetë bërë kalimi i shpejtësisë së lejuar në këtë rrugë. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit Çela po i nënshtrohet procedurave nga ana e policisë rrugore si edhe testit të alkoolit për të zbuluar shkaqet e vërteta të aksidentit.

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll