Ekonomi

Llogaritë e pagesave për shërbimet bazike, gati projektligji si do funksionojnë

Një projektligj i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë i hartuar me ndihmën e Bankës Botërore synon nxitjen  e përdorimit të instrumenteve modernë të pagesave.

2 Shkurt 2023, 07:11 Nga DOSJA
Llogaritë e pagesave për shërbimet bazike, gati projektligji si
Foto Ilustruese

TIRANË- Të gjithë individët pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit apo historikut të aftësisë paguese në vend do të kenë mundësinë të kenë një llogari pagesash për shërbimet bazike.

Një projektligj i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë i hartuar me ndihmën e Bankës Botërore synon nxitjen  e përdorimit të instrumenteve modernë të pagesave.

Referuar relacionit që shoqëron projektligjin nënvizohet se krijohen kushte dhe rregulla për:

a) mosdiskriminimin e konsumatorëve për hapjen e një llogarie pagese me shërbime bazike;

b) detyrimin për bankat që të mos lejohen të refuzojnë hapjen e një llogarie bazike, përveç rasteve specifike të tilla si cënimi i kërkesave të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;

c) mekanizmin e vendosjes së tarifave për llogarinë bazike, ku në përgjithësi parashikohet që tarifat për shërbimet e ofruara për llogarinë me shërbime bazike të jenë më të ulëta se ato për llogaritë standarde të pagesave, ndërsa për disa kategori vulnerabël është parashikuar që tarifa e shërbimeve të jetë zero.

“Objektivi i këtij projektligji është promovimi dhe rritja e  përfshirjes financiare të popullsisë, duke krijuar lehtësira për kategori konsumatorësh të cilët e kanë të vështirë apo të pamundur hapjen dhe mbajtjen e një llogarie pagesash (rrjedhëse) në banka, për shkak të kostove që ajo mbart. Më konkretisht, ky projektligj vlerësohet se do të mbështesë edhe përmbushjen e objektivave të strategjisë kombëtare të pagesave, për pagesat me vlerë të vogël si vijon:

1) Zgjerimi i mundësisë për aksesin në llogaritë e transaksioneve është një kusht i domosdoshëm për të arritur objektivin kryesor, duke synuar të arrijë një raport të zotërimit të llogarisë në nivelin 70% deri në vitin 2023.

2) Nxitja e përdorimit intensiv të instrumenteve moderne të pagesave (plotësisht elektronike) me vlerë të vogël në të gjithë vendin, me qëllim arritjen e 10 pagesave jo me para fizike për frymë, deri në fund të vitit 2023” thuhet në relacion.

Bankat e nivelit të dytë sipas projektligjit do të duhet që të hapin llogari pagesash për shërbimet bazike për çdo klient dhe të bëjnë refuzim të këtij hapi vetëm nëse ka argumentim që qëndron dhe sidomos kur kjo lidhet me pastrimin e parave apo terrorizimin. Në çdo rast tjetër ato duhet të hapin llogarinë jo më vonë se 15 ditë.

Hapja e llogarisë së pagesave për shërbimet bazike nuk vlen për ata që kanë një llogari aktive në sistemin bankar. Verifikimi bëhet nga banka në çdo rast para aplikimit.

Llogaria e pagesave me shërbime bazike përfshin shërbimet e mëposhtme:

a) shërbime që mundësojnë të gjitha operacionet e kërkuara për hapjen, funksionimin dhe mbylljen e një llogarie pagesash;

b) shërbime që mundësojnë depozitimin e fondeve në një llogari pagesash;

c) shërbime që mundësojnë tërheqjen e fondeve nga një llogari pagesash brenda Shqipërisë, në sportele ose në ATM (automated teller machines), gjatë ose jashtë orarit zyrtar të punës së bankave;

d) ekzekutimin e transaksioneve të mëposhtme të pagesave brenda territorit të Republikës së Shqipërisë:

Marrë nga Monitor.al

ministria e financave

Sondazh

Poll