Sport

Avokati i Leaos: "Shumë lajme të rreme për të, ai dëshiron të qëndrojë te Milani"...

Ted Dimvula mohon prerazi thashethemet e fundit për portugezin: "Ne nuk duam të ulim klauzolën e lirimit"

1 Shkurt 2023, 18:15 Nga DOSJA
Avokati i Leaos: "Shumë lajme të rreme për të, ai

ITALI - Përfaqësuesi i tij, Ted Dimvula, ndërhyn për të ardhmen e Rafaelit në Sky Sport: “Ky informacion shpifës ka vetëm një qëllim: të paralizojë dialogun e përzemërt dhe profesional që kam me drejtuesit e Milanit në lidhje me rinovimin e kontratës së Rafaelit”.

Për çështjen e shumëpërfolur të klauzolës së lirimit, Dimvuola sqaroi: “Ne mohojmë çdo dëshirë nga ana e Rafaelit dhe rrethit të tij për të ulur klauzolën e lirimit, për të lehtësuar transferimin e tij verën e ardhshme”.

Prandaj, qëllimi i portugezit është të vazhdojë aventurën e tij me kuqezinjtë: “Prioriteti i lojtarit nuk ka ndryshuar: ai dëshiron të qëndrojë te Milani dhe do të vazhdojë rrugën e tij të rritjes dhe zhvillimit në këtë klub dhe në këtë qytet, që ai i do aq shumë. Ne aktualisht po punojmë së bashku për të gjetur një zgjidhje që kënaq të dyja palët."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll