Art&Argëtim

Filmi shqiptar korr sukses në Itali, "Sheets" rrëmben dy çmime

Filmi shqiptar rrëmbeu 2 çmime në “TFF”: Çmimin e publikut për “Miglior Cortometraggio” dhe çmimin “Menzione Speciale” të jurisë

31 Janar 2023, 09:05 Nga I.A
Filmi shqiptar korr sukses në Itali, "Sheets" rrëmben dy
Ceremonia

ITALI- Filmi “Sheets” i regjisores shqiptare Evi Gjoni, ka korrur sukses në premierën e saj botërore në Itali. Këtë e ka bërë me dije Qendra Kombëtare e Kinematografisë, e cila ka dhënë dhe mbështetjen financiare për prodhimin e filmit.

“Super sukses i regjisores Evi Gjoni në premierën botërore të filmit të saj të shkurtër “SHEETS”, shkruan QKK në rrjetet sociale, për triumfin e arritur në “Trieste Film Festival”.

Filmi shqiptar rrëmbeu 2 çmime në “TFF”: Çmimin e publikut për “Miglior Cortometraggio” dhe çmimin “Menzione Speciale” të jurisë. QKK ka uruar stafin dhe gjithë bashkëpunëtorët. Evi Gjoni vjen me “Sheets” pas një përvoje të gjatë në cilësinë e asistent regjisores. Një ndër filmat ku ajo ka punuar më herët është dhe “Two lions heading to Venice”, film i cili pati jehonë në media.

“Lëvizjet e ngadalta të kamerës nxjerrin në pah elementet e një shoqërie apatike dhe pa jetë. Zhurma e makinave qeveritare dhe zhurma e sirenave përcjellin një ndjenjë vdekjeje që i referohet filmit The Seventh Seal. Edhe zëri në telefon që komunikon me familjen të kujton atë të personazhit të vdekjes në kryeveprën e Bergmanit,” është shprehur regjisorja lidhur me filmin.

sheets evi gjoni

Sondazh

Poll