Aktualitet

Shpërndanin kanabis, arrestohen dy persona në Bulqizë, shpallet në kërkim një i tretë, zbriti nga makina dhe u arratis

Mësohet se shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin Dema dhe Leka, ndërsa personii me inicialet A.S., ka arritur të zbresë dhe tu largohet kontrollit të shërbimeve të policisë.

31 Janar 2023, 09:38 Nga F.M
Shpërndanin kanabis, arrestohen dy persona në Bulqizë, shpallet
Policia

BULQIZË- Dy persona janë vënë në pranga, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim pasi akuzohen për shpërndarje kanabisi. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se janë vënë në pranga dy personat e identifikuar si Endri Dema 23 vjeç dhe Aristir Leka, 24 vjeç, banues në Bulqizë. Në kërkim është shpallur një person me inicialet A.S.

Mësohet se shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin Dema dhe Leka, ndërsa personii me inicialet A.S., ka arritur të zbresë dhe tu largohet kontrollit të shërbimeve të policisë.

Njoftim i policisë Bulqizë: 

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen një sasi dozash canabis sativa, gati për shitje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan punën dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E.D., 23 vjeç; A.L., 24 vjeç, banues në Bulqizë si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.S. Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur, dhe shtetasi A.S., ka arritur të zbresë dhe tu largohet kontrollit të shërbimeve të policisë.

Po gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa e ndarë në doza gati për shitje. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të qytetit të Bulqizës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

policia e bulqizes

Sondazh

Poll