30 Janar 2023, 18:38
Nga a.l
Zoran Milanoviç
KOSOVË- Unioni i Shqiptarëve në Kroaci ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra më herët nga udhëheqësi kroat i cili u shpreh se Kosova është marrë nga Serbia. Ata e konsiderojnë të papërshtatshme deklaratën e presidentit pasi dy vendet si Kroacia dhe Kosova kanë krijuar marrëdhënie që nga lufta në Republikën e Kroacisë, kur shqiptarët dolën vullnetarë për mbrojtjen dhe krijimin e Republikës aktuale kroate.
“Duke ditur historinë tonë të përbashkët, të cilën e kaloi Republika e Kroacisë në fillim të viteve 90-të dhe Kosova në vitin 98/99, unë jam thellësisht i habitur dhe i zhgënjyer nga deklarata e Presidentit Millanoviç. Meqë të dy kombet tona janë lidhur që nga lufta në Republikën e Kroacisë, kur shqiptarët dolën vullnetarë për mbrojtjen dhe krijimin e Republikës së tanishme të Kroacisë, një deklaratë e tillë nuk është e përshtatshme për marrëdhëniet tona të thella e miqësore që kemi ndërtuar deri më sot. Republika e Kroacisë ishte ndër të parat që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe vendosi marrëdhënie diplomatike dhe politike bazuar në partneritetin, bashkëpunimin dhe ushqyerjen e vlerave evropiane. Gjithashtu, Republika e Kroacisë mbështet fuqishëm përpjekjet e Republikës së Kosovës për integrimin e saj euro-atlantik dhe forcimin e pozitës së saj në Evropën Juglindore. Prandaj, si President i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, shpresoj se do të vazhdojmë të kemi Republikën e Kroacisë si një partner në udhëtimin tonë evropian dhe se miqësia jonë vetëm sa do të na forcojë dhe do të na lidhë më shumë”, thuhet në deklaratë.
Sot Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij se Kosova i është aneksuar Serbisë nga komuniteti ndërkombëtar. Ndërkohë që foli për luftën Rusi-Ukrainë, Milanoviç tha se ishte Rusia shteti që kishte bërë aneksimin dhe e krahasoi atë me rastin e Kosovës. Ai tha se Kosova i përkiste Serbisë por u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare. Milanovic u shpreh gjithashtu kritik ndaj veprimeve të Perëndimit dhe tha se ajo që po ndodh në Ukrainë duhet të ndalohet.
zoran milanovic
Bota
30 Janar 2023, 18:22
a.l
Wagner
RUSI- Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozchin, thuhet se ka rekrutuar tashmë rreth 30,000 burra nga burgjet ruse. Oleg B.* e dinte se çfar...
Bota
30 Janar 2023, 18:22
k.m.
Adriana Sylmetaj
SHBA- Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të së shtunës në Staten ...
Bota
30 Janar 2023, 18:17
A.B
Zelenskyy me Thomas Bach, presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka paral...
Bota
30 Janar 2023, 18:13
a.l
Ermina Lekaj Përlaskaj
KOSOVË- Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj, ka reaguar ndaj deklarat&e...
Bota
30 Janar 2023, 18:04
a.l
zjarrfikës
BRITANI- Zjarrfikësit britanikë kanë shfaqur pakënaqësi sa i takon vlerësimit të punës së...
Bota
30 Janar 2023, 17:50
k.m.
Olaf Scholz dhe Analena Berbock
“Nuk do të ketë luftë mes NATO-s dhe Rusisë. Kjo është e përjashtu...
Bota
30 Janar 2023, 17:59
a.l
Dron
IRAN- Teherani ka thirrur në bisedë një diplomat ukrainas lidhur me deklaratat “e njëanshme” të këshilltarit...
Bota
30 Janar 2023, 17:35
k.m.
Sharaban K. dhe Khadidja O.
GJERMANI- Një vajzë 23-vjeçare gjermano-irakene kishte kërkuar një ‘sozi’ të v...
Bota
30 Janar 2023, 17:23
A.B
Zoran Milanovic
KROACI- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij se Kosova i ësht&e...
Bota
30 Janar 2023, 17:18
a.l
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka komentuar sërish çështjen e Asosacionit, i ci...