Insights

Përse po shkojmë drejt një lufte të re klasash, ajo mes të diturve dhe injorantëve

2 Shtator 2019, 07:36 Nga DOSJA
Përse po shkojmë drejt një lufte të re klasash, ajo mes

TIRANË- Katër parametra themelore të domosdoshme të shkollimit që vijnë nga teknologjia:

1. Edukimi i detyruar qysh në moshën tre vjeçare. 
2. Mësimi shkrim e këndim dhe numurim deri në moshën pesëvjeçare
3. Fillimi i mësimit të teknologjive të informacionit qysh në moshën trevjeçare. 
4. Fillimi i mësimit të një gjuhe të huaj qysh në moshën trevjeçare që mund të ishte anglishtja, frëngjishtja, italishtja, serbokroatishtja, greqishtja,kinesçja. Ose ndonjë gjuhë tjetër më pak e rëndësishme.

Por serbokroatishtja dhe greqishtja janë shumë të domosdoshme nëse shqiptarët duan të konkurrojnë në tregjet rajonale të punës. Përndryshe çfarë ju duhet eksimezçja!

Ku jemi?

Nëse nuk realizohen në mënyrë prioritare atëhere brenda njëzet vitesh të ardhëshme do të kemi dy pasoja:

Rritjen e shkallës të budallikut shqiptar në krahasim me vendet e tjera të Europës.

Ndarjen dhe pabarazinë më të madhe midis të varfërve dhe të pasurve shqiptarë përsa i përket shkallës së mënçurisë, çka është fatale dhe kriminale.

Lufta e klasave do të zëvendësohet nga lufta mes të diturve dhe injorantëve çka që tani po bën kërdinë!

Ky do të ishte fundi i fundit!

Prandaj o burra!

Përndryshe gëzuar 1 shtatorin dhe përcilli tutje!

Pas njëzet vjetësh o i zoti o gomari! Ne nuk dimë çfarë do të ndodhi pas një muaji, ti…

Problemi është se shtresat shoqërore që nxjerrin politikanët në Shqipëri nuk e kanë këtë problem!

Ata, pra ne, janë të huaj në vendin e tyre sepse nuk ndajnë të njejtin fat me shoqërinë e gjerë, nuk ndajnë të njejtin qytet, të njejtin spital, të njejtin universitet, të njejtin det, por në fund ndajnë të njejtën nëntokë!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog artan fuga injorantet dhe te diturit lufta e klasave artan fuga injorantet dhe te diturit lufta e klasave

Sondazh

Poll

Insights 2 Shtator 2019, 05:11

Pas Brexit shenjat në Europë janë për stuhi

GJERMANI- “Nëse më duhet të bëj luftë, atëherë të lutem kundër një koalicioni”, citohet të ketë thënë Napoleoni. Vërtet që Europa ishte e bashkuar kundër Francë...

Insights 1 Shtator 2019, 13:41

Dysheku i ngrohtë….tregimi i së dielës

TIRANË- E ndjeja shumë ciknën se vishesha me tuta të trikotazhit dhe kur temperaturat zbrisnin shumë gradë nën zero,shtoja disa rrecka poshtë tutave bezhë,...

Insights 29 Gusht 2019, 15:11

Kur të prishim Shqipërinë, ku do vemi?

TIRANË– Njiqind e gjashtë vjet ma parë, poeti i madh At Gjergj Fishta, i zhgënjyem thellë nga grindjet dhe mosmarrëveshjet në mes shqiptarëve, theu b...

Insights 25 Gusht 2019, 12:10

LËVORJA…tregimi i së dielës

Në qytet janë mësuar tashmë,e quajnë Lëvore,por kur e thërret kështu dikush në qytet tjetër,kalimtarët e rastit qeshin. Mendojnë se do e këtë llagap,ose më e mi...