Sport

TRADHETIA! Miku i ngushtë fotografon fshehurazi Michael Schumacher të sëmurë

Vetëm anëtarët e familjes dhe shumë pak miq të ngushtë, si Jean Todt, kanë akses në shtëpinë e Schumacher. Megjithatë, në vitin 2016, dikush që takoi ish-pilotin e Ferrarit u përpoq ta tradhëtonte

27 Janar 2023, 19:21 Nga DOSJA
TRADHETIA! Miku i ngushtë fotografon fshehurazi Michael Schumacher të

ZVICER - Për Michael Schumacher, viktimë e një aksidenti shumë të rëndë në ski më 29 dhjetor 2013, informacionet janë të pakta, pasi vetë familja ka dashur që të mos flasë.

Vetëm anëtarët e familjes dhe shumë pak miq të ngushtë, si Jean Todt, kanë akses në shtëpinë e Schumacher. Megjithatë, në vitin 2016, dikush që takoi ish-pilotin e Ferrarit u përpoq ta tradhëtonte, duke u ofruar gazetave fotografi të bëra në fshehtësi të madhe për një shifër prej rreth një milion eurosh. Kërkesa u refuzua nga të gjitha gazetat europiane, të cilave iu dorëzuan fotografitë.

Sipas prokurorit, “një person i panjohur, me sa duket një mik i ngushtë i pilotit në atë kohë”, gjatë një vizite në shtëpinë në Zvicër të gjermanit dyshohet se ka fotografuar fshehurazi shtatë herë kampionin e botës në Formula 1 të shtrirë në shtrat. Megjithatë, identiteti i autorit të këtij gjesti të neveritshëm, një “shkelje e jetës së tij personale dhe privatësisë”, nuk dihet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll