25 Janar 2023, 21:24
Nga DOSJA
Vendi ku ndodhi 21 Janari
TIRANË- Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i bëri sot të ditur “Zërit të Amerikës” se kallëzimi i ardhur më 23 janar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në lidhje me ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011, i është nënshtruar shortit për vazhdimin e procedurave të mëtejshme.
Hetimet e reja të SPAK-ut mbi protestën e 12 viteve më parë, ku humbën jetën 4 protestues dhe u plagosën shumë të tjerë, janë bazuar në disa komunikime në radiot e drejtuesve të Gardës së Republikës, të bëra publike nga gazetari Artan Hoxha.
Në kallëzimin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja në SPAK kërkohet të hetohen roli i ish kryeministrit Sali Berisha; ish ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish komandantit të Gardës së Republikës, Andrea Prendi; si dhe gjithë zinxhirit tjetër të Gardës së Republikës për 21 janarin.
Po sot, oficerët e policisë gjyqësore të sektorit të vrasjeve në kryeqytet, shkuan për të kërkuar të dhëna të reja në banesën e familjarëve të Aleks Nikës, që ishte njëri nga 4 të vrarët gjatë protestës së 21 janarit të 12 vjetëve më parë.
Xhaxhai i tij, Mark Nika, u ka bërë me dije mediave se zotëron audio-regjistrimet e gazetarit Artan Hoxha, ku dëgjohen komunikime me radio të komandantëve të Gardës së Republikës më 21 janar, kur ishin përballë protestuesve.
Por zoti Nika nuk pranoi t'ia japë audio-regjistrimet policisë gjyqësore, duke u shprehur se familja ka besim vetëm tek SPAK-u dhe se do t’ia dorëzojë ato vetëm këtij institucioni.
Jo zyrtarisht mësohet se zoti Nika ka zhvilluar një takim me drejtuesin e SPAK-ut.
Prokuroria e Tiranës nga ana e saj, njoftoi disa ditë më parë se edhe ajo po kryente verifikime të audio-regjistrimit.
Në vitin 2020 prokuroria i kishte pezulluar hetimet për 21 janarin, pasi nuk kishte arritur të identifikonte autorët e dy prej vrasjeve, por më 2021 i rihapi ato dhe aktualisht ka nisur verifikimin e dhënave të publikuara nga audio-regjistrimi.
Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se 21 janari ishte një përpjekje për grusht shteti dhe marrje të pushtetit me dhunë nga socialistët dhe se të dhënat e reja janë të manipuluara.
Mijëra protestues iu bashkuan demonstratës së thirrur nga Partia Socialiste më 21 janar 2011, pas njoftimeve për korrupsion të qeverisë Berisha në disa afera, që u shfaqën në një video regjistrim të ish ministrit të ndjerë Dritan Prifti, ku shfaqej me një bllok shënimesh ish zëvendës kryeministri Ilir Meta.
Marrë nga VOA
ulsi manja aleksa nika pergjimet e 21 janarit
Aktualitet
25 Janar 2023, 21:23
Bardhe Preni
TIRANË- Ata thuhet se nuk kanë gojë të flasin. Por nuk kanë as edhe një varr për të na treguar se cili...
Aktualitet
25 Janar 2023, 21:22
Bardhe dhe Anton Preni
TIRANË- Në këtë pjesë në vazhdim të dokumentarit, do të ndalemi kryesisht te...
Aktualitet
25 Janar 2023, 21:15
Emisioni Stop
TIRANË- Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një farmacist i ri i cili t...
Aktualitet
25 Janar 2023, 20:36
a.l
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me dhunimin e gazetarit Elvis Hila dhe ...
Aktualitet
25 Janar 2023, 20:10
a.l
fëmijët
ANGLI- Ekspertët e NationalWorld kanë zbuluar se shumica e fëmijëve azilkërkues që janë zhdukur nga ho...
Aktualitet
25 Janar 2023, 19:49
F.M
Elvis Hila
LEZHË- Policia e Lezhës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e gazetarit Elvis Hila. Në njoftimin zyrtar b&e...
Aktualitet
25 Janar 2023, 19:24
F.M
Elvis Hila
LEZHË- Gazetari Elvis Hila është dhunuar ditën e sotme për shkak të detyrës. Pre e sulmit ka rënë e...
Aktualitet
25 Janar 2023, 18:43
k.m.
Foto nga pasojat e aksionit
SARANDË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka filluar një aksion për prishjen e një...
Aktualitet
25 Janar 2023, 18:34
k.m.
Foto ilustruese
PUKË- Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Fierzë të...
Aktualitet
25 Janar 2023, 18:10
a.l
Policia Italiane
ITALI- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi akuzohet për grabitje me dhunë...