Bota

VIDEO/ I la të presin mbi një orë, gazetarët në Kosovë bojkotojnë konferencën e Ministrit Murati

Pas mbledhjes së ekzekutivit, ishte paraparë që Murati të mbajë një konferencë shtypi, por gazetarët pasi kanë pritur për gati një orë vendosën të largohen.

25 Janar 2023, 13:19 Nga I.A
VIDEO/ I la të presin mbi një orë, gazetarët në
Gazetaret

KOSOVË- Gazetarët e akredituar në Qeverinë e Kosovës e kanë bojkotuar konferencën e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në shenjë pakënaqësie me “vonesat e vazhdueshme” të ministrave të kabinetit qeveritar. Pas mbledhjes së ekzekutivit, ishte paraparë që Murati të mbajë një konferencë shtypi, por gazetarët pasi kanë pritur për gati një orë vendosën të largohen.

Gazetarët e pranishëm kanë shprehur mllefin me mosrepektin ndaj medieve nga qeveria, pasi nuk është hera e parë që gazetarët lihen të presin pa kurrfarë shpjegimi. Arsyeja që është dhënë për vonesën ka qenë që ekzekutivi ka pasur një takim të brendshëm.

hekuran murati

Sondazh

Poll