Bota

Kërcënohet kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, shoqërohen dy persona në polici

Rasti është raportuar në polici dhe me urdhër të prokurorit dy persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

25 Janar 2023, 10:22 Nga I.A
Kërcënohet kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, shoqërohen dy
Shaqir Totaj

KOSOVË- Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj ka marrë kërcënime mbrëmë përmes mesazheve. Rasti është raportuar në polici dhe me urdhër të prokurorit dy persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën Express se i dyshuari ka qenë i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna.

Dje në orët e vona, Sektori Rajonal i Hetimeve ka marrë informatë se është raportuar një kanosje nga kryetari i komunës së Prizrenit, një i dyshuar ka përçu mesazhe përmes një të dyshuari tjetër te kryetari i komunës për shkak se ka qenë i pakënaqur me vlerësimin e pronës së tij nga komuna. Është fjala për një shtëpi e cila që disa vite pengon përfundimin e rrugës Tranzit i ri në Prizren. Policia ka arrestuar të dy të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit janë dërgur në mbajtje për 48 orë”, tha Bytyqi.

shaqir totaj

Sondazh

Poll